Protestuesit kundër reformës së pensioneve në Paris, i vënë flakën restorantit të preferuar të presidentit Macron (VIDEO)

Protestuesit kundër reformës së pensioneve në Paris, i vënë flakën restorantit të preferuar të presidentit Macron (VIDEO)

Policia para lokalit francez

Protestuesit në Paris të Francës i kanë vënë zjarrin njërit prej restoranteve të preferuara të presidentit francez Emmanuel Macron në Paris të enjten gjatë përleshjeve me policinë. Stafi në La Rotonde në zonën Montparnasse të qytetit u detyrua të shuante flakët në tendën e restorantit ku Macron mbajti një festë fitoreje gjatë ofertës së tij të suksesshme zgjedhore të 2017-ës.

Një grup personash hodhën fishekzjarre në drejtim në lokalit të njohur. Zjarri u shkaktua nga një fishekzjarr i ndezur i hedhur në tendë prej pëlhure.

Forca të shumta policie u mblodhën për të mbrojtur biznesin në ditën e 11-të të protestave kombëtare dhe grevave kundër reformës së propozuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Lokali prej kohësh frekuentohet nga vetë Macron dhe gruaja e tij Brigitte. Takimet e tij me aleatët me të cilët përgatiti strategjinë e tij fituese në zgjedhje, u zhvilluan të gjitha në këtë lokal.

Ndërsa punonjësit e stafit të lokalit bëjnë me dije se gjatë gjithë kohës në restorant hyjnë të panjohur të cilët bërtasin: “Vdekje Macronit”.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren