Një makinë me targa franceze kishte ngecur në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, ndërsa protestuesit po sulmonin ashpër efektivët e policisë.
Fillimisht disa prej protestuesve e vendosën mbi makinë një çadër me flamurin kombëtar. Por shumë shpejt, i harruan aktet patriotike dhe iu kthyen akteve guerile.
Makina, e cila ndodhej përballë piramidës, u mor zvarrë nga protestuesit me maska dhe iu vu flaka.
Pamjet me dron të Report TV tregojnë momentin kur flakët shkrumbojnë totalisht makinën, ndërsa protestuesit vijojnë sulmet me fishekzjarrë në drejtim të efektivëve.
Lajmi kryesor:
Tirana 11 orë në kaos! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar











