Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka reaguar pas akteve të dhunës të kryera sot nga protestuesit në ambientet e Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, gjatë zhvillimit të procesit mësimor.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Ibrahimaj e cilëson dhunën në ambientet e shkollës si të papranueshme dhe të dënueshme, ndërsa u bën thirrje personave të përfshirë që të ndalojnë menjëherë veprimet që rrezikojnë sigurinë e nxënësve dhe stafit pedagogjik.
Ministrja thekson se shkolla duhet të jetë një mjedis i sigurt për edukimin dhe formimin profesional të të rinjve, ku nuk duhet të tolerohet asnjë formë dhune apo intimidimi.
Postimi:
Dhuna e ushtruar në ambientet e Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka” , Lezhë, gjatë zhvillimit të procesit mësimor, është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme.
U bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në këto veprime të ndalojnë menjëherë çdo akt dhune që cenon sigurinë dhe vë në rrezik jetën dhe shëndetin e nxënësve dhe stafit pedagogjik.
Shkolla duhet të jetë një mjedis i sigurt për edukimin dhe formimin profesional të të rinjve, ku asnjë formë dhune apo intimidimi nuk mund të tolerohet.
Siguria e nxënësve dhe vijimësia e pandërprerë e procesit mësimor janë prioritete të panegociueshme.
Lajmi kryesor:
Protestat/ Ibrahimaj: U sulmuan 15 filiale bankash, depozitat janë të sigurta! Bizneset ulin qepenët: Ju mbështesim, mos na dëmtoni








