Protezat në spital, dëshmia e
pacientit: S'pagova kokërr leku

Protezat në spital, dëshmia e<br />pacientit: S'pagova kokërr leku
TIRANE - "Falë investimit 1 milion dollarë të qeverisë, 265 pacientët e parë kanë përfituar nga vendosja falas e protezave dhe materialeve ortopedike në Spitalin e Traumës."
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në 'Facebook' dëshminë e një pacienti, i cili kishte mbetur pothuajse invalid, në pamundësi për të paguar për vendosjen e një proteze ortopedike.

Tashmë shtetasi Bujar Hysa e ka kryer ndërhyrjen në Spitalin e Traumës, pa paguar asgjë.

"Para 10 vjetësh kam vënë një protezë në Maqedoni. Atje më kushtoi shumë. Në pamundësi mbeta pothuajse invalid në karrocë. Falë shtetit, që e ka dhe për detyrë me një fjalë, erdhën protezat falas, me thënë të drejtën s'kam paguar kokërr leku."- shprehet qytetari në videon e publikuar nga Rama.

Sipas kryeministrit Rama, "punët e mira që po bëhen në shëndetësi nuk përbëjnë lajm, madje disa i quajnë reklama! Por në fund të fundit rëndësi ka vetëm një gjë: Njerëzit në hall, nganjëherë prej vitesh të tëra, që shpëtojnë nga halli i tyre!"

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois