Tashmë dihet që bashkëshortët e tyre, Bamir Topi dhe Sali Berisha, dy politikanët më të fuqishëm në vend, nga dy miq të afërt janë kthyer prej kohësh në “armiq” të përbetuar, por kjo nuk do të thotë aspak që gratë e tyre të qëndrojën të ndara.
Tashmë dihet që bashkëshortët e tyre, Bamir Topi dhe Sali Berisha, dy politikanët më të fuqishëm në vend, nga dy miq të afërt janë kthyer prej kohësh në “armiq” të përbetuar, por kjo nuk do të thotë aspak që gratë e tyre të qëndrojën të ndara. Arsyeja e bashkimit të zonjave Liri Berisha dhe Teuta Topi është pikërisht protokolli, i cili duket se nuk lë vend as për komente dhe interpretime të tepërta në rastin kur ato duhet të jenë së bashku. Pakkohë më parë dy zonjat kanë qenë të pranishme në ceremoninë e hapjes së një qendre në ndihmë të fëmijëve me probleme në kryeqytet, një kauzë e përbashkët të cilën e kanë shprehur hapur zonja Topi dhe zonja Berisha. Ato duket se kanë lënë mënjanë inatet e bashkëshortëve dhe sikur nuk ka ndodhur asgjë kanë preferuar të buzëqeshin para fotografëve dhe për hir të atyre që ndodhen aty afër. Ata që janë ndodhur në ceremoni pohojnë se ky ka qenë moment i vetëm kur të dy zonjat kanë qëndruar bashkë, pasi gjatë gjithë kohës, gjithmonë ka qenë në mes tyre një person i tretë.