'Kryebashkiakët e rinj jo para 10 Gushtit'/ Skënderi i KQZ-së: Këshilli mund të konstituohet më parë

Kryetarët e rinj të bashkive që dolën nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit pas marrjes së vërtetimeve nga gjykatat dhe certifikimit të këshillave bashkiakë nga Kolegji Zgjedhor do të presin edhe mbledhjen e së hënës së KQZ-së që do të publikohet tabela përfundimtare e rezultateve kombëtare të zgjedhjeve.

Por nuk mund të nisin konstituimet para datës 10 Gusht. Burime nga administrata e KQZ-së pohojnë për Shqiptarja.com se para datës 10 Gusht, çdo konstituim është i paligjshëm për dy arsye; e para se nuk është miratuar tabela përfundimtare nga KQZ dhe e dyta se në këtë datë u mbaron afati i të zgjedhurve të 2015. Por anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi në një lidhje telefonike për Report Tv thotë se konstituimi mund të bëhet edhe para datës 10 gusht.  Sipas tij për çdo kryetar bashkie data e konstituimit do te jetë e ndryshme pasi në 2015 çdo kryetar bashkie dhe çdo këshillë është konsistuar në ditë të veçantë.

"Konstituimi nuk është një detyrë e KQZ, por në bazë të ligjit për qeverisjen vendore, në momentin që kryetari i bashkisë ka marrë vërtetimin e gjykatës, është bërë edhe shpërndarja e mandateve në Kolegjin Zgjedhor dhe është plotësuar afati 4-vjeçar i kryetarit paraardhës besoj se nuk ka asnjë pengesë ligjore. Afati me zgjedhjet e 2015. Në datë 10 gusht ka dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lokale, por konstituimi është bërë disa ditë më përparë, cdo bashki e ka bërë në vete" tha ai.

Por si nis procesi i konstituimit? Mbledhjen e parë të këshillave bashkiakë të rinj e thërrasin sekretarët e këshillave aktualë, por pyetja që lind është se cfarë do të ndodhë në kushtet kur disa kryebashkiakë të djathë kanë deklaruar se nuk do të lenë zyrën? Ligji ka parashikuar se nëse mbledhjen e këshillit nuk e thërret sekretari aktual i këshillit, prefekti ka të drejtë ta thërrasë dhe nëse kalon afati 10 ditorë atëherë këshilli mblidhet vetë për të bërë konstituimin.

Nëse do t'i referohemi deklaratës së fundit, ditën e djeshme të Lulzim Bashës që u shpreh se zyrat nuk lirohen, atëherë pritet që të kemi rezistencë në bashkitë që drejtohen nga përfaqësuesit e zgjedhur nga opozita. Presidenti dhe opozita (që i bojkotoi) nuk i njohin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa SHBA dhe BE, pasi i certifikuan, kërkuan që kryetarët e rinj të bashkive që u zgjodhën të nisin punën sa më parë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi