Lewis Hamilton ka treguar se fitorja me mjaft polemika në Çmimin e Madh të Kanadasë nuk ishte aspak rastësi. Piloti britanik ka vijuar dominimin edhe sot në provat zyrtare të Francës, duke e ndalur kronometrin në 1 minutë 28 sekonda dhe 319 të qintat.
Vetëm me pak të qintat më i ngadaltë i dyti u rendit piloti tjetër i ‘Mercedes’ valterri Bottas, ndërsa i treti që realizoi kohën më të shpejtë ishte piloti i ferrarit Leclerc. Në Francë, të paktën në provat zyrtare, zhgënjeu Sebeastian Vettel, i cili realizoi kohën e shtatë më të shpejtë në Francë.
Për Vettel parashikohet një e diel tepër e vështirë për shkak se sot pati disa probleme me kutinë e shpejtësisë të cilat e penalizuan jo pak në renditje. Ndërkohë nga vendi i katërt në të 6 provat zyrtare I mbyllën Max Versttapen, Lando Norris dhe Carlos Sainz.