Provimet e maturës, struktura e
testeve dhe pyetjet që do ketë

Provimet e maturës, struktura e<br />testeve dhe pyetjet që do ketë
Ministria e Arsimit ka miratuar datat e provimeve për maturën 2017, bashkë me to edhe strukturën që do të ketë testi si dhe pyetjet që do përmbajë.

Sipas Ministrisë së Arsimi testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat, 13 pyetje do të jenë me alternativa dhe vlerësohen me 13 pikë, kurse 12 kërkesa do të jenë me zhvillim dhe vlerësohen me 37 pikë. Secili prej provimeve do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Ndërsa testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat, 10 pyetje do të jenë me alternativa dhe vlerësohen me 10 pikë, kurse 20 pyetje janë me zhvillim dhe vlerësohen me 30 pikë.

Koha që do të kenë maturantët në dispozicion për dy provimet me zgjedhje është 3 orë. Sipas udhëzimit të Ministrisë të Arsimit, provimet e maturës në sezonin e vjeshtës nisin në orën 10:00, ndërkohë që kandidatët që kanë vetëm një provim me zgjedhje hyjnë në orën 11:00. Maturantët që japin provim vetëm në njërën nga lëndët me zgjedhje, e fillojnë provimin në orën 11:30 dhe e përfundojnë atë në orën 13:00. Maturantët që rezultojnë mbetës në provimet e maturës i rijapin ato në sesionin e dytë.

Aplikimi
Maturanti bën aplikimin online fillimisht në portalin qeveritar e-albania në periudhën 15-30 mars 2017, dhe më pas në portalin matura shtetërore 2017 në periudhën 25 mars-10 prill 2017 sipas një plani kalendar të publikuar nga AKP-ja. Në periudhën 11-20 prill 2017, Komisioni shtetëror i maturës shtetërore dhe komisioni i maturës plotësojnë online bazën e të dhënave me fushat përkatëse, sipas udhëzimit të dërguar nga AKP-ja KSHMSH, deri më 21 prill 2017, një kopje të bazës së të dhënave, të shkarkuar nga portali i maturës shtetërore e afishon në shkollë dhe pret vërejtjet e maturantëve/kandidatëve për korrigjime të mundshme në bazën e të dhënave të regjistruara në portalin matura shtetërore. Brenda datës 30 prill 2017, bën verifikimet dhe korrigjimet përkatëse në sistem. Plotësimi i formularit A1 për maturantët e këtij viti shkollor, bëhet në shkollat ku ata kryejnë arsimin e mesëm të lartë.  Kandidatët nuk lejohen të rijapin provimet me zgjedhje, nëse në maturat e viteve të mëparshm rezultatet janë jo me të ulëta, se 4.50. Në rastet kur kandidati ka dhene më shume se një herë një lëndë në provimet me zgjedhje, i njihet rezultati i fundit.

Rregullat
Maturanti paraqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në momentin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme si: laps, vizore, kompast, makinë të thjeshte llogaritëse. Kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyre. Në pyetjet me alternativa, maturanti/kandidat rrethon vetëm shkronjën përbri pergjigjes së sakte. Nëse kandidati rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pike. Maturantet e seksioneve dygjuhëshe shkollore vendosen nga AKP në një mjedis për shkak të monitorimit nga përfaqësitë përkatëse dhe në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe. Për ata që nuk mund të lexojnë apo të shkruajne, PAP-i autorizon një person jo të profilit për plotësimin e testit sipis pergjigjeve të dhëna me gojë nga maturanti. Maturantët që dorëzojnë testin, firmosin për dorëzimin e tij në listën që disponon AP-ja.

Kandidatët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk mund të dalin nga qendra e provimit para kohës së perfundimit të provimit. Ata grumbullohen brenda qendrës së provimit, në nje mjedis të përcaktuar më parë. Kur maturanti vëren ndonjë shkelje të rregullores së provimit, ai ka të drejtë të informojë AP-në, PAP-in dhe përfaqësuesit e MAS-it. Kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të te gjitha provimeve. Kërkesa me shkrim për fotokopjen e testit paraqitet në KSHMSH, e cila do t’i kthejë përgjigjen. Maturanti përjashtohet nga provimi kur: Ndryshon vendin që i është caktuar.

Merr, jep informacion apo kopje ose komunikon me maturantë e tjerë. Bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testi.  Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimi. Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjate hyrjes në qendrën e provimit. Maturantit nuk i njihet rezultati: a) Nëse përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si atë të percaktuara ose përdor më shume se sa një ngjyrë në plotesimin e testi. b)Nëse ka hequr ose dëmtuar kodin e sekretimit të testit (barkodin). c) Nëse ka demtuar testin (palosur, zhubrosur, gisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal. d) Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga KOPOTED-i. e) Nëse është marrë masa e përjashtimit nga provimi.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar