Provimet e maturës, nis aplikimi 
AKP: Kujdes, s'ka shans të dytë

Provimet e maturës, nis aplikimi <br />AKP: Kujdes, s'ka shans të dytë
Kanë filluar aplikimet për provimet e maturës shtetërore për formularët A1 dhe A1Z.
 
Plotësimi i formularit A1 bëhet nga sot, 25 mars deri më 5 prill, ku shkollave tashmë iu është shpërndarë edhe kalendari për datat e aplikimit, Rezana Vrapi drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve ka sqaruar edhe rregullat e regjistrimit.
 
“Pa diskutim ata do të jenë të asistuar nga mësuesi kujdestar i shkollës, nga një person IT i shkollës. I gjithë procesi do të jetë i mirë monitoruar dhe do të kryhet patjetër në ambientet e shkollës".
 
Për plotësimin e formularit A1, maturantët duhet të tregojnë shumë kujdes, pasi nuk do të ketë një mundësi të dytë.
 
“Nuk kanë një mundësi të dytë. Datat janë të përcaktuar, pas përfundimit në datën 5 prill që është finalja, agjencia mbyll portalin. Ata nuk mund të hyjnë më të bëjnë ndryshime. Nxënësit duhet të jenë të qartë dhe të qetë”.
 
Vetë nxënësit, në ditën e parë të aplikimit shprehen se nuk është e vështirë për ta, që të plotësojnë formularët.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament