Provimet/ Matura, lëndët që
duhet të zgjidhni për të qenë fitues
Këtë vit maturantët duhet të tregohen shumë të zgjuar për selektimin e lëndëve me zgjedhje, pasi në disa raste ato mund t’iu ulin notën mesatare e cila ndikon drejtpërsëdrejti tek pikët e përzgjedhjes në universitet.
TIRANË - Këtë vit maturantët duhet të tregohen shumë të zgjuar për selektimin e lëndëve me zgjedhje, pasi në disa raste ato mund t’iu ulin notën mesatare e cila ndikon drejtpërsëdrejti tek pikët e përzgjedhjes në universitet. Sipas ligjit të ri në formulat e llogaritjes së pikëve merren në konsideratë mesatarja e viteve të shkollës së mesme të lartë, mesatarja e provimeve të MSH në ndonjë rast (Universiteti Politeknik i Tiranës) si dhe mesatarja e lëndëve që parapëlqen çdo fakultet. Më saktësisht, përdoren rezultatet deri në marrjen e diplomës.
Zgjedhja Maturantët këtë vit do të japin 5 provime, ku tre do të jenë me detyrim për të gjithë dhe dy me zgjedhje. Për specialistët e arsimit gjithë “hilja” qëndron tek provimet me zgjedhje. Ata tashmë nuk duhet të rriskojnë të zgjedhin lëndë me koeficiente të lartë apo lëndë të avancuara, pasi rezultati në disa raste mund të mos jetë i kënaqshëm dhe për pasojë ulet nota e provimeve me zgjedhje. “Maturantët duhet të zgjedhin lëndë që i krijon mundësinë për të marrë notën më të lartë të mundshme, pavarësisht se kjo ka apo jo lidhje me fakultetin ku ata do të konkurrojnë” pohojnë ekspertët. Por më konkretisht çfarë duhet të bëjnë maturantët. Marrim një shembull konkret. Nëse një kandidat do të ndjekë studimet e larta në degën e Ekonomikut.
Ky universitet ka përcaktuar se: në Fakultetin e Ekonomisë 50% i ka mesatarja e thjeshtë e viteve të shkollës së mesme të lartë dhe 50% mesatarja e thjeshtë e lëndëve të preferuara Matematikë 15%, Ekonomia 15%, fizika 10% dhe gjuha e huaj 10%. Nëse një maturant është vlerësuar me 10 në ekonomi ai ka siguruar 15% të pikëve. Nëse do kishte ndërmend të zgjidhte Ekonominë si provim me zgjedhje për të pretenduar një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë, ai nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë, sepse rrezikon një sasi të konsiderueshme pikësh.
Nota 10 e mësueses do mblidhej me notën e provimit me zgjedhje, që mund të jetë më e ulët dhe dot sillte një rezultat përfundimtar më pak se 10 e siguruar gjatë shkollës së mesme. Nëse në provimin me zgjedhje merr 8, ai ka mesataren 9 në lëndën e ekonomisë dhe sipas formulës së UT do humbasë 10% të pikëve që do i siguronte nota 10 e mësueses së Ekonomisë. Ky arsyetim mund të bëhej edhe për lëndë të tjera, jo vetëm në Fakultetin e Ekonomisë.
AplikimetMaturantët do të jenë të lirë sa i përket aplikimeve në universitete. Ministria e Arsimit nuk ka vendosur një numër limit se sa duhet të jetë ky aplikim, por ai do të ngelet gjithmonë në dëshirën e maturantit. Kështu një maturant mund të aplikojë në 5 apo 6 universitete ku një pjesë mund të jenë private dhe një pjesë e tyre publike. Ajo çka është përcaktuar deri më tani për të gjithë maturantët është se nuk mund të aplikojnë për në universitet në rast se nuk kanë notën mesatare 6.
Redaksia Online(E.Ç./shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.7%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14515
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta Izrael-Hezbollah/ Frikë, emocione dhe trishtim për ata që lanë pas, kthehen në Romë me çarter 178 italianë të riatdhesuar nga Bejruti
4 Tetor, 08:52
-
Europa League/ Man. United shpëton në fund, barazon 3-3 në Porto! Roma turpërohet në Suedi, Muçi asist në humbjen e Besiktas
4 Tetor, 08:40
-
Aksident në aksin e ri Thumanë-Kashar! Përplasen 3 makina, humb jetën 65-vjeçari
4 Tetor, 08:35
-
Liga e Kombeve/ Sylvinho publikon sot listën me 24 emrat e ftuar për dy takimet e tetorit, ka surpriza
4 Tetor, 08:14
-
3 muaj betejë për jetën, ndërron jetë i riu që u plagos nga shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli në Elbasan! Xhovana akuzoi Dumanin si porositës
4 Tetor, 08:09
-
U pezullua për shkak të motit të keq, nis lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Italisë! I Barit mbërrin në 13:00, i Ankonës në mesditë
4 Tetor, 08:07
-
Blogu italian ‘beBorghi’: Vizitoni kryeqytetin e gjallë të Shqipërisë, Tiranën
4 Tetor, 08:03
-
Ndërtimet e reja dhe rritja e referencave, Bashkia e Tiranës arkëtime rekord 93 mln euro nga taksat
4 Tetor, 07:45
-
Bombardime mbi Bejrut, sulm i ri nga Izraeli, në shënjestër pasardhësi i Nasrallahut
4 Tetor, 07:32
-
Lufta/ Dhjetëra bastisje izraelite në Bejrut, nata më e vështirë që nga fillimi i luftës! Shpërthime të mëdha jashtë aeroportit! Italia riatdheson 178 shtetas
4 Tetor, 07:26
-
Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori
4 Tetor, 07:13
-
Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot
4 Tetor, 07:06