TIRANE- Janë zhvilluar ditën e djeshme provimet me zgjedhje për rreth 44 mijë maturantë në të gjthë vendin. Provimi nis në orën 10:00 dhe ka zgjatur 3 orë, ku kandidatët zhvilluan dy provime të cilat i kanë zgjedhur me formularin A1. Pas mbylljes së testimit Ministria e Arsimit ka publikuar skemat e vlerësimit për të gjitha provimet. Gazeta publikon sot skemat e përgjigjeve të sakta në tri lëndët më të zgjedhura nga maturantët, atë të Ekonomisë, Socilogjisë dhe Historisë.
Sipas Agjensisë Kombëtare të Provimeve niveli i testit ka qënë mesatar, duke u bazuar te programet orjentuese për secilën lëndë. Testi i provimeve me zgjedhje kishte 20 pytje, ku 10 ishin me alternativa dhe 10 me zhvillim. Në total testi vlerësohet me 40 pikë dhe për të qënë kalues një kandidati i duhen 8 pikë. Notat e provimeve me zgjedhje do të publikohet brënda datës 5 korrik.
/Shqiptarja.com