Provimi i shtetit, 103
kandidatë te mjekësia

Provimi i shtetit, 103<br />kandidatë te mjekësia
TIRANE- Plot 103 kandidatë do të garojnë në datën 10 mars për të fituar licencën profesionale në një nga specialitetet mjekësore. Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) ka detajuar tashmë listën e kandidatëve të diplomuar gjatë viteve të fundit në fusha të ndryshme mjekësore, të cilët përmbushin kushtet për të hyrë në provimin e shtetit, rezultatet e të cilit u sigurojnë të drejtën për të ushtruar profesionin sipas specialitetit ku janë diplomuar. Një pjesë e mirë e kandidatëve do të hyjnë në provim për të dytën, apo tretën herë, pasi në raundet e mëparshme nuk kanë mundur që të marrin pikët për të kapërcyer pragun minimal si kalues.

Ekspertët e agjencisë theksojnë se provimi do të zhvillohet me dy turne. Në faqen zyrtare të internetit www.akp.gov.al, AKP ka zbardhur listën e 54 kandidatëve që do t’i nënshtrohen provimit gjatë paradites, teksa më pas gjendet e detajuar edhe lista e 49 kandidatëve të tjerë që do të japin provimin e shtetit në turnin e dytë të orës 13:00. Në ditën e provimit secili kandidat duhet të ketë me vete detyrimisht kartën e identitetit dhe një fotokopje të saj, si dhe mandat pagesën e tarifës së provimit të shtetit dhe faturën, e publikuar nga AKP-ja, të vulosur mundësisht nga Posta Shqiptare ose në pamundësi nga çdo bankë e nivelit të dytë.

Mungesa e njërit prej këtyre dokumenteve i përjashton kandidatët nga provimi, duke vënë në rrezik edhe marrjen e licencës për të ushtruar profesionin gjatë këtij viti, pasi u duhet të presin sezonin e radhës për të ridhënë provimin. Tarifa që duhet të paguajnë kandidatët që e japin provimin për herë të dytë apo të tretë është më e lartë, se sa ajo e aplikuar në raundin e parë.
 
Shkrimi u publikua sot (07.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Noka

Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Noka