Provimi i Shtetit, datat kur do
testohen 707 mjekë e farmacistë

Provimi i Shtetit, datat kur do<br />testohen 707 mjekë e farmacistë<br>
Agjencia Kombëtare e Provimeve ka nisur testimin e profesioneve të shëndetësisë. Aktualisht po zhvillohet provimi i shtetit për infermierët, ndërkohë që në muajin dhjetor do të testohen mjekët, farmacistët, stomatologët dhe fiziterapistët. Pa marrë provimin e shtetit, asnjë prej profesionistëve të shëndetësiës nuk mund të ushtrojë profesionin e tij. Gazeta publikon sot emrat e 119 mjekëve që do testohen, 258 farmacistëve, 194 stomatologëve dhe 136 fizioterapsitëve. Në total janë 707 profesionistë të shëndetësisë që do testohen në muajin dhjetor. “Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s’kualifikimi. Ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit. Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit”,- thotë AKP.





Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë