Provimi i shtetit për mësuesit, afat
deri në 9 nëntor për t’u regjistrua

Provimi i shtetit për mësuesit, afat<br />deri në 9 nëntor për t’u regjistrua
Drejtoria Arsimore Tiranë ka publikuar afatet kur do të mund të regjistrohen mësuesit për të dhënë provimin e shtetit. Ky provim do të zhvillohet në javën e tretë të muajit nëntor deri javën e katërt të muajit dhjetor 2015.
 
Kandidatët për provimin e shtetit të paraqiten në godinën eAKP në datën e caktuar 30 minuta para zhvillimit të provimit.Kandidatët duhet të kenë me vete:

- Kartën e identitetit dhe një fotokopje të saj
- Mandatin e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogaritë AKP. Fatura e pagesës ndodhet në faqen zyrtare të AKP.
- Fotokopje e diplomave të programeve të ciklit të parë dhe tëdytë të studimeve universitare.
Kandidatët të cilët janë diplomuar pas datës 12 Janar 2011dhe pas diplomimit kanë punuar në një institucion public/privat,do të pranohen në provimin e shtetit vetëm, nëse kanë tëdokumentuar një vit (12 muaj) pune në librezën e punës dhe kjoekperience përputhet me diplomën që zotërojnë.
 
Dokumentat që do të kërkohen:
CV
Librezë pune origjinale që të verifikohet dhe e noterizuar
për në dosje
Diplomë e nivelit të parë, listë notash të noterizuar.d. Master i Shkencave/ Master Profesional/Master i Arteve (listë notash) vetëm ata që e kanë për mësuesi.
Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale.
Raport mjeko-ligjor.g. Vërtetim vëndbanimi
Vlerësim pune nga drejtori i institucionit arsimor ku kapunuar.
Mbetësit
Kandidatët të cilët janë quajtur mbetës në sezonet e provimit të shtetit dhe do të regjistrohen përsëri do të sjellin dokumentat si më poshtë:
-Fotokopje e kartës se identitetit.
-Vërtetim nga institucioni arsimor ku ka zhvilluar praktikën profesionale 1-vjeçare.
-Fotokopje e certifikatës së praktikës profesionale.
- Fotokopje e diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve universitare.
 
Afati i regjistrimit për kandidatët është 05.11.2015-09.11.2015 ORA 10:00 – 13: 00.

Përtej këtyre afateve, nuk do të pranohet asnjë kandidat përtu regjistruar për Provim Shteti.

Redaksia Online
(b.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit