Provimi i shtetit, pyetjet që
do bien, udhëzimi i plotë

Provimi i shtetit, pyetjet që<br />do bien, udhëzimi i plotë
Gjatë muajit nëntor dhe dhjetor testohen të gjithë profesionistët, duke filluar nga mjekët, infermierët, farmacistët dhe deri tek mësuesit. Ky është tetsimi më i rëndësishmë për të gjithë ata të rinj që përfundojnë Universitetin, pasi marrin licesën për të ushtruar më pas profesionin. Po çfarë përmban ky testim?
 
Pyetjet
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit pyetjet e provimit janë në kompetencë të Komisionit të Provimit të Shtetit. “Ato synojnë të vlerësojnë njohuritë e përgjithshme të kandidatit për profesionin përkatës.  Pyetjet e provimit të shtetit janë me alternativa. Vetëm një nga alternativat është përgjigje e saktë. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. Pas dhënies së përgjigjes, në monitor shfaqet njoftimi “Zgjidhni pyetje tjetër!”. Në monitorin e kompjuterit shfaqet edhe koha e mbetur në dispozicion, deri në përfundimin e provimit. Koha e provimit përfundon kur në monitor shfaqet tabela përmbledhëse e dhënies së përgjigjeve e ballafaquar me përgjigjet e sakta, sasinë e pikëve si dhe përqindja e pikëve të grumbulluara”, - përcakton udhëzimi i MAS.

Rregullat
“Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: Letërnjoftim për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal), kopje të Kartë ID,  faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP, sipas herës së pjesëmarrjes. Për kandidatët në provimin e shtetit mësuesi duhet të paraqesin ditën e provimit kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre”, - janë disa nga rregullat e vendosura nga Agjencia Kombëtare e provimeve.

Pikët
Nëse një kandidat nuk paraqitet në provim ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk vlerësohet si i kryer. Në këto raste kandidatit i mbahet tarifa e paguar. Tërheqja nga provimi i shtetit nuk mund të kryhet pas hyrjes në sallën e provimit. Për vlerësimin e profesionistëve do të përdoret ky shkallëzim. Kandidati vlerësohet me notën 10 nëse merr 95-100 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 9  nëse merr 85-94 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 8 nëse merr 75-84 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 7 nëse merr 65-74 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 6 nëse merr 55-64 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 5 nëse merr 50-54 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 4 nëse merr më pak se 50 pikë. Provimi i shtetit cilësohet i kryer me sukses, nëse në provim kandidati është vlerësuar së paku me notën 5. Kandidati i vlerësuar me notën 4, përsërit provimin. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois