Provimi me zgjedhje mbyll Maturën Shtetërore! Sara maturantja që do të studiojë mjekësi: Nuk iki jashtë! Klesti juristi i së ardhmes: Luftoj korrupsionin

Gjimnazistët në të gjithë vendin, mbyllën këtë të hënë provimet e maturës shtetërore 2024. Rreth 28 mijë maturantë u testuan sot në provimin e lëndëve me zgjedhje, 15 minuta pas nisjes së provimit në rrjetet sociale qarkulluan disa nga tezat.

Provimi nisi në orën 10 dhe përfundoi në orën 12 e gjysmë. Pas testimit, nxënësit thanë se testi ishte i nivelit mesatar dhe sipas kurrikulës që kishin mësuar.

“I bëra të gjitha, ishte i nivelit mesatar, pyetje të mësuara në kurrikulën”, tha një nxënës.

“I bëra të gjitha, nuk ishin të vështira”, u përgjigj një tjetër.

Të pyetur se ku e shohin të ardhmen dhe sa çfarë do të zgjedhin të studiojnë, edhe këtë vit mbizotërojnë degët e inxhinierisë, informatikës, mjekësisë, e drejtësisë.

Sara Hasani e ka pasur ëndërr që në fëmijëri të bëhet mjeke kur të rritet e nëse gjithçka shkon siç e ka menduar, vitin e ardhsëm akademik do të jetë duke studiuar në një universitet privat në degën e ëndrrave.

“Kam pasur dashuri për biologjinë, ndaj më pëlqen edhe mjekësia. Kam dhe vëllain që studion për mjekësi. Kam dëshirë të iki jashtë, por ka shumë faktorë që nuk ma mundësojn këtë, ndoshta mund të iki për për specializim”.

Klesti Marika është një tjetër 18-vjeçar me ëndërra të mëdha. Thotë se duke studiuar Juridikun, do të mund të japë kontribut në çrrënjosjen e korrupsionit.

“Mendoj të studio për juridik jashtë shtetit. Për drejtësi se mendoj, se drejtësia nuk është në nivelet e larta. Shoh një korrupsion të madh, duhet të ulet kjo”.

Pas studimeve 18-vjeçari dëshiron të kthehet në vendlindje, duke shpresuar që deri atëherë Shqipëria të ofrojë një standard më të mirë jetesë.

K.T./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Hajdari kundër Berishës si kandidat për kryeministër, diskutimet në mbledhjen e Këshillit të PD! Noka: Takoni drejtuesit e degëve që ka mashtruar Basha

Hajdari kundër Berishës si kandidat për kryeministër, diskutimet në mbledhjen e Këshillit të PD! Noka: Takoni drejtuesit e degëve që ka mashtruar Basha