Nëse keni rrethuar më shumë se një përgjigje, atëherë ju llogaritet pyetja me 0 pikë. Ndërkohë për përgjigjet me zhvillim, MAS thekson se do të merren pikë edhe nëse maturanti i është afruar përgjigjes së parashikuar. Vlerësuesit do të përdorin disa skema për përgjigjet me zhvillim, pasi arsyetimi i maturantëve mund të jetë i ndryshëm, sidomos tek eseja.
Del teza
Gjatë zhvillimit të provimit në rrjetet sociale ka dalë teza e provimit, por sipas Ministrisë së Arsimit një gjë e tillë ka ndodhur pas përfundimit të testit. Burime të gazetës bëjnë me dije se teza e provimit ka dalë në Fushë-Krujë dhe në disa qytete të tjerë. Një pjesë e maturantëve kanë arritur të futin telefona në provim, duke bërë që teza të dala para përfundimit të tij.
Testi
Testi kishte 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa ishin me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet me 50 pikë.
dy.b/shqiptarja.com