Provohet shkencërisht: Lëngu i 
ribizlës së zezë i mirë për trurin

Provohet shkencërisht: Lëngu i <br />ribizlës së zezë i mirë për trurin
Profesorët nga Zelanda e Re kanë kryer një studim që tregon se konsumi i lëngut të ribizlas së zezë përmirëson ndjeshëm shëndetin e trurit të njeriut dhe mundëson që të luftojë kundër sëmundjeve të ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Në një studim të publikuar në revistën "Journal of Functional Foods" theksohet se lëngu i ribizlave të zeza stimulon funksionet e trurit.
 
Shkencëtarët kanë ndjekur për tre javë me radhë 36 persona të moshës 18 deri 35 vjeçare detyra e të cilëve ishte që një herë në javë të pijnë një gotë me 140 mililitra lëng nga ribizlat e zeza para se të nënshtoheshin një seri testesh.
 
Rezultatet e studimit kanë treguar se arsyeja kryesore që stimulon funksionet e trurit të njeriut është antociani, pigmenti natyral që ndodhet në ribizlat e zeza dhe në pemët e tjera manore.
 
U tregua se konsumimi i lëngut të ribizlave të zeza kishte efekte mjaft pozitive në aftësitë njohëse të pjesëmarësve, dhe kjo vetëm një orë pas përdorimit.
 
Studimi u bë nga profesorët dhe shkencëtarët të Instituti për studimin e pemëve dhe ushqimit në Zelandën e Re dhe të Univerzitetit britanik në Northumbria.
 
 
 
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane