'Provokator nga Novi Sadi': Modeli berishist i denigrimit dhe dhuna verbale në panelet e darkës

'Provokator nga Novi Sadi': Modeli berishist i denigrimit dhe dhuna verbale në panelet e darkës

Përballja e Sali Berishës me gazetarin Imer Bushkolaj në Tv Dukagjini, ka bërë realisht lajm mbrëmë, si pasojë e debatit të tyre të fortë.

Bie në sy një çudi të televizioneve të Prishtinës për të thirrur Sali Berishën çdo natë si i ftuar, e për të trajtuar problemin e PD-së, kur në fakt Kosova ka mjaft çështje të mëdha për të debatuar në opinionin publik. Duke nisur nga referendum serb i së djelës, letra e Blinkenit, dialogu me Beogradin, si dhe nisja e përballjes në Hagë të ish-drejtuesve të UÇK-së.

E nisi televizioni public i Kosovës RTK, i cili e fton shpesh Berishën në shumë emisione, nga ato të karakterit folklorik e social, deri tek formatet ku zakonisht thirren këngëtarë apo artistë.

Nejse zgjedhje e tyre, megjithatë ka rënë në sy që deri më sot televizionet e Prishtinës nuk kanë bërë asnjëherë një përballje të Berishës me Ardjan Hoxhën, të birin e të ndjerit Remzi Hoxha, i cili është një person mjaft i njohur në kryeqytetin e Kosovës.

Është sipërmarrës, veprimtar publik, investitor në arsimin cilësor e bamirës. Ardiani, në një intervistë për kanalin 10 para pak kohësh dha një intervistë të ftohtë, duke analizuar Sali Berishën, të cilin e njeh më mirë nga të gjithë.

Pa mllefe, edhe pse ka brengën e madhe të pagjetjes së eshtrave dhe drejtësinë për të atin e ndjerë, i biri i Remzi Hoxhës bëri një analizë të plotë për figurën e Berishës. i cili duhet thënë ka sulur njerëzit e tij mediatikë për ta cilësuar të ndjerin Remzi Hoxha dhe të birin si agjentë të UDB-së.

Ashtu tentoi edhe mbrëmë me Imer Bushkolajn, i cili debatoi fort me Berishën, duke i kujtuar ngjarjet më dramatike që kanë firmën e ish-kryeministrit e ish-Presidentit të Shqipërisë.

“Provokator nga Novi Sadi”, ishte improvizimi i Berishës, që për të bërë përshtypje nuk përdori akuzën shtampë siç thotë për Hashim Thaçin e kritikët e tij: “Argat i Beogradit”, por zgjodhi qytetin kryesor të Vojvodinës, për të bërë përshtypje në një audiencë që ende ushqen iluzione për ish-kreun e PD-së.

Një audiencë që rreket më shumë në teoritë konspirative që beson ende se “millosheviçi është gjalë” e të tjera si këto.

Por pjesa më e madhe e audiencës në Kosovë natyrisht që nuk e ka më atë simpati të fillimit, ku me Berishën lidhte ëndrrën e bashkimit me Shqipërinë.

Megjithatë, edhe pse i ashpër në debat, Mushkolaj nuk nxori asnjë fyerje apo gjuajtje poshtë brezit ndaj Sali Berishës. Përdori të gjitha rastet që tashme dihet botërisht se janë përgjegjësi e tij që nga 1990-a.

Berisha natyrisht u destabilizua dhe kërkoi ndihmën nga drejtuesi i emisionit për ta ndalur debatin ose për të ndaluar Mushkolajn.

Ndërkaq, në panelet e darkës në Tiranë, ishin dy politikanë të PD-së-rivalë të Berishës, Gazmend Bardhi e Roland Bejko që ndodheshin për të debatuar.

Sjellja e panelistëve ndaj Bejkos e Bardhit, ishte më shumë sesa agressive: “Të të vijë turp, gënjen, i inkriminuar”, ndërkohë që në argument duhet thënë se fituan si Bejko e si Bardhi. Bën çudi se kjo gjuhë e egër që kemi parë këto ditë apo edhe me Ramën e zyrtarë të tjerë të mazhorancës nuk është vënë re asnjëherë me Sali Berishën./TemA

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nga larg: 16/01/2022 21:33

    Saliu është mesuar te sulmoje me genjeshtra dhe shpifje. Një pjese e popullates e pelqen këtë metode. Ka njerez që ende besojne që ky është demokrat.

    Përgjigju
  • Www: 14/01/2022 23:24

    Kosovaret duhet ta dijne mire qe ky qen i ngorllur nuk ka qene pro njohjes se Kosoves! Dhe bashkpuntore i Millosheviçit & Arkanit per krimet qe kane bo ne Kosove.

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 14/01/2022 22:03

    Eshte mesu tek TV tona ky qen I zgjebosur se ketu ose I ka bler ose e kan frik,se natyrisht po I dole kundra ketij qeni o te zhduk ose te vret. Prova ka sa te duash. Nje bravo e madhe per mushkolajn kete shembull te ndjekin gazetaret tan,i ka then gjerat me mir se ci dim ne.

    Përgjigju
  • Pyetsi: 14/01/2022 20:48

    Ado dale ndonje dite qe edhe ne Qhqiperi te lindin Mushkola??? Aposa tu ndris syt macoku do futen me vrap ne hale?

    Përgjigju
  • redi: 14/01/2022 19:31

    ANALISTET ! Qeni te han me shume se i zoti . Eshte gje e zakonshme tek ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën