Provokon "Dnevnik": Shqiptarët
kanë ardhur në Shkup në shek XX

Gazeta në gjuhën maqedonase “Dnevnik”, duke sjellë shkrime të vjetra të historianëve maqedonas pretendon se shqiptarët kanë ardhur në Shkup në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX. Në numrin e sotëm të gazetës është publikuar një hulumtim i Jovan Trifunovskit, i vitit 1954, ku ai pretendon se shqiptarët e Shkupit janë të ardhur nga veriu i Shqipërisë.

“Në fillim të shekullit XX ka filluar një valë e re dhe e madhe e dyndjes së popullatës shqiptare në fushën e Shkupit nga fshatrat kryesisht malore të rrethinës, që kanë shërbyer si etapë migrimi, por nuk kanë mundur të sigurojnë mjete të duhura për jetesë për popullsinë që ka filluar shumë shpejtë të shumohet dhe të kërkojë hapësirë të re për të jetuar. Në këtë periudhë, pra në fillim të shekullit XX deri tani për thuajse 50 vite, rreth 120 fise shqiptare që tani numërojnë 251 shtëpi, janë vendosur në 30 lagje të Shkupit, duke mbushur një numër të madh të fshatrave fushore. Dhe tani, në kohën kur e bëjmë këtë hulumtim, popullsia shqiptare me shpejtësi të theksuar zbret në fushën e Shkupit nga rajonet malore por edhe nga Fushë Kosova”, thekson në veprën e tij Trifunovski.

Por historianët shqiptarë vlerësojnë se shkrime të tilla janë të motivuara nga urrejtja dhe përpjekja për të shtrembëruar faktet historike.

“Historian të kompleksuar që dëshirojnë nga dita e sotme të ndryshojnë historinë, ka pasur ndër shekuj, sidomos këtë praktikë e kanë pasur serbët, sepse kanë rënë ndesh me konceptet historike. Po e vazhdojnë edhe disa pseudo historianë të cilët dëshirojnë të ndryshojnë, sepse ai koncept nuk është i bazuar në fakte, por në urrejtje”, tha Skënder Asani, historian.

Sipas Asanit, edhe pse historianët shqiptarë i kanë trajtuar shumë pak shqiptarët e Shkupit, ka fakte të shumta të historianëve të huaj që dëshmojnë se Shkupi, prej shekujsh me radhë ka qenë dominuar nga shqiptarët.

“Unë desha vetëm të nxjerr një fakt i cili ka të bëjë me udhëpërshkruesin Evlia Çelebia, i cili kur vjen në Shkup, jep në të dhënë se shumica e popullatës është shqiptare dhe në Shkup flitet vetëm gjuha shqipe dhe rumishte”

Historiani Asani kohë më parë kishte publikuar edhe një dokument të fillimit të shekullit XX, që sipas tij dëshmonte se në atë kohë shqiptarët ishin shumicë në Shkup, ndërsa maqedonasit nuk përmendeshin fare si popull.

Marrë nga Alsat
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen