Provoni dietën me orizin e zi

Provoni dietën me orizin e zi
Orizi integral ose i zi është ushqimi më i mirë nga pikëpamja ushqyese sesa orizi i bardhë.

Në fakt, orizi i zi përmban një sasi të madhe proteinash dhe yndyrash dhe një përqindje të vogël karbohidratesh.

Orizi ka një përmbajtje të mirë e të fuqishme. Për çdo 100 gramë përfitohen 350 kalori. Ndaj orizi integral është ushqimi më dietik për personat që duan të dobësohen.

oriz

Mund të përzihet orizi me barëra aromatike dhe kryesisht domate. Gjatë kësaj diete nuk përdoren ushqime të tjera. Është i këshillueshëm përdorimi i ujit ose i çajit mjekësor pa sheqer. Kjo dietë duhet të aplikohet për disa ditë.

Ekziston një variant tjetër i dietës me oriz të zi: ajo e ideuar nga Ohsawa, krijuesi i makrobiotikës, që e ka bërë të punojë mirë kryesisht në funksion kurues dhe pastrues (pastron dhe rinovon komplet gjakun). Në këtë rast sasia e orizit ditor është 600 gramë që ndahet në vakte të ndryshme.

Përmbajtja kalorike është në këtë rast e fortë, por dieta mund të shërbejë (në rastet e lehta të mbipeshës dhe të çrregullimeve ushqimore), si fazë e pastrimit përpara fillimit të një diete më të ekuilibruar ose dobësimi të lehtë.

Të mirat e orizit janë: është pastrues, ul tensionin në gjak, kuron gjendjet e diarresë, është i përshtatshëm për ata që vuajnë nga zemra dhe veshkat. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024