TIRANE- Në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar sot seanca ndaj Ardian Prrenjasi i akuzuar për abuzime seksuale me të mitur. Dje gjykatësi ka kërkuar që Prrenjasi t’i nënshtrohet analizave mjekësore. Sipas trupës gjyqësore duhet të bëhen verifikime nëse i akuzuar vuan nga probleme mendore, seksuale dhe a përbën rrezik për shoqërinë. Për të bërë të mundur këtë realizimin e kësaj kërkese u caktua një mjek psikiatër. Në seancën e djeshme ishte i pranishëm edhe një dëshmitar, i cili ka qenë koleg pune me Prrenjasin. Ai tha para trupit gjykues se ditën kur ndodhi arrestimi i akuzuari nuk kishte ardhur në punë. Ai nuk mungonte asnjë herë dhe për këtë arsye kishte shkuar në banesë për ta kërkuar dhe pasi nuk e kishte gjetur lajmëroi policinë.

Seanca gjyqësore është shtyrë për një tjetër ditë, ku më pas do të shihet dhe përfundimi i analizave mjekësore. Prrenjasi akuzohet për abuzime me të mitur, ndërsa ka dyshime se ka vrarë një 11-vjeçar, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që e implikon në këtë krim. Pritet që në ditët në vijim në Gjykatën e Tiranës të thiren për të dëshmuar, disa persona mes tyre edhe fëmija minoren që është abuzuar seksualisht nga i pandehuri Ardian Prrenjasi. Vetë ky i fundit në seancën e parë ka deklaruar se ndjehej fajtor për kryerjen e krimit të rëndë, por e kishte kryer në kushtet e dehjes nga alkooli.

Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)