Prurje në PDK-në e Thaçit - agjentë, ushtarak dhe gazetarë

Prurje në PDK-në e Thaçit - agjentë, ushtarak dhe gazetarë
Radhëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) të Hashim Thaçit, pritet që do t’u bashkohen edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Agim Çeku, ish-shef i shtabit të UÇK-të, si dhe ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, profesorë universitarë dhe përfaqësues të mediave, shkruajnë mediat në Kosovë duke u bazuar në një burim brenda strukturave udhëheqëse të PDK-së.

“Deri në qershor do mbahen zgjedhjet në nivel të degëve, kurse deri në fund të shtatorit, eventualisht fillim të tetorit do të përfundojë Kuvendi zgjedhor në PDK. Në radhët e PDK-së do të ketë aderime të reja si ish shefi i SHIK, Kadri Veseli, pastaj ish-kryeministri Agim Çeku, si dhe disa emra të tjerë. Por, do të ketë edhe profesorë universitarë si dhe përfaqësues të mediave.

Pritet që gjatë Kuvendit zgjedhor do të zhvillohet një garë e fortë brenda partisë.

“Do jetë një garë e gjerë brenda partisë, kuptohet nga prurjet që kanë qenë më herët, por edhe nga prurjet e mëdha që do vijnë, e që janë emra ta njohur që do t’i bashkohen partisë më të madhe në pushtet”, ka shtuar tutje zyrtari i PDK-së që ka kërkuar të jetë anonim.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori