Prurjet valutore/ BSH: Emigracioni solli 1.3 miliardë euro në vend më 2018

Prurjet valutore/ BSH: Emigracioni solli 1.3 miliardë euro në vend më 2018

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, rreth 1.2 milionë individë shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë, sjellin në Shqipëri 1.3 miliardë euro në vit në formën e remitancave në vitin 2018, nga të cilat 927 milionë euro vijnë në formën e transfertave personale dhe 309 milionë euro nga të ardhurat nga puna. Por ato kanë ardhur me shumicë në kanale informale, pasi po të dhënat e BSH-së tregojnë se vetëm 40% e popullsisë (mbi 18 vjeç) disponon llogari bankare (larg mesatares së Eurozonës prej 95%).

Remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Dërgesat nga jashtë përbëjnë 90% të të ardhurave familjare të marrësve. Në total, nga rreth 770 mijë familje që janë në Shqipëri, rreth 200 mijë prej tyre e sigurojnë mbijetesën përmes të ardhurave që marrin nga të afërmit e tyre që jetojnë e punojnë jashtë.

Remitancat përbëjnë fluksin më të madh hyrës në ekonominë shqiptare, duke lënë pas Investimet e Huaja Direkte dhe eksportet. Ato kanë qenë fluksi financiar më i qëndrueshëm dhe më i sigurt në ekonominë shqiptare, në vite, thotë banka. Ato kontribuojnë pozitivisht në arsimim, shëndetësi, investime, si dhe në uljen e varfërisë. Remitancat nxisin përfshirjen financiare të popullatës, e cila ndikon në rritjen e mirëqenies, reduktimin e pabarazisë në vend dhe fuqizon rritjen ekonomike, thotë Banka në raport.

Numri i emigrantëve është rreth 1.19 milionë individë. Në Europë ndodhen 90% e emigrantëve; emigrantët e përhershëm përbëjnë 80% të totalit (shifër kjo që është mbi mesataren rajonale); remitancat janë 1,237 milionë euro; – nga vendet europiane 1,099 milionë euro, duke përbërë 9% të totalit të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Po si dërgohen paratë në vend?

57% dërgohen përmes MTO-ve- Operator i transferimit të parave (dukshëm mbi mesataren rajonale, 40%); 39% dërgohen fizikisht (mesatarja rajonale 23%); një pjesë mjaft e vogël vjen përmes sistemit bankar, 4% (mesatarja e rajonit 7%).

Tipologjia e dërguesve dhe marrësve tregon se 52% e dërguesve i përkasin moshave 30-44 vjeç, 71% e dërguesve janë meshkuj dhe 60% i përkasin emigracionit të përhershëm, dërgesat nga jashtë përbëjnë 90% të të ardhurave familjare të marrësve, rreth 1/3 e familjeve i përdorin për shpenzime bazë (ushqime dhe barna), rreth 41% e marrësve i kursejnë një pjesë të dërgesave, 86% e familjeve marrëse i sigurojnë dërgesat nga një person i vetëm në emigracion, 32% e këtyre familjeve marrin dërgesa prej mbi 10 vjetësh.

Qeveria në nëntor të vitit të kaluar ka shpallur një strategji për të sjellë remitancat në rrugë zyrtare të taksueshme dhe kanalizimin e tyre në investime. Problematikat që evidentonte strategjia lidheshin me varësinë e mundshme që krijojnë dërgesat e emigrantëve dhe mund t’i bëjë disa familje gjithnjë e më vulnerabël, pasi një përqindje e konsiderueshme e remitancave përdoret për konsum. Prandaj, sipas qeverisë, do të ishte thelbësore që të vazhdohej me zgjerimin dhe përmirësimin e kërkimit për mbledhjen e të dhënave për remitancat dhe analizimin e tyre në mënyrë që politikat e reja të orientohen tek transferimi i remitancave dhe përdorimi produktiv/investimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leon: 19/06/2019 09:38

    Nje ide per Ramen,,,takso familjet e emigranteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari