Aktiviteti i tregtisë me pakicë shënoi rritje gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, raporton INSTAT. Sipas publikimit, në tremujorin e parë 2019, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi 100.3, duke u rritur 3.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Viti 2015 llogaritet si vit bazë (volumi i shitjeve = 100).
Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje prej 3.5%, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve, është rritur 3.2%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018.
Indeksi i volumit të shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 3.8%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 2.3%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018.

Komente

