PS ankimim në KAS, kërkon mosregjistrimin në zgjedhje të kandidatit të pavarur në Sarandë, Gjergj Mërkuri: Ka falsifikuar firmat

PS ankimim në KAS, kërkon mosregjistrimin në zgjedhje të kandidatit të pavarur në Sarandë, Gjergj Mërkuri: Ka falsifikuar firmat

Gjergj Mërkuri

TIRANË- Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve një ankimimin përmes së cilit kërkon mosregjistrimin në zgjedhjet vendore të kandidatit të pavarur Gjergj Mërkuri. Në kërkesën e depozituar nga përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji thuhet se Gjergji Mërkuri ka falsifikuar firmat e qytetarëve dhe për këtë arsye PS kërkon që të mos futet në garën elektorale të 14 majit.

Sipas PS, në degën e socialistëve në Sarandë ka mbërritur një listë me emra të qytetarëve të cilët thonë se nuk e kanë mbështetur Gjergji Mërkurin për tu futur në garën për Sarandën si kandidat i pavarur, por ata kanë firmosur vetëm për garën si kandidat i PS-së.

Sipas PS, ka zgjedhës që pretendojnë se nuk kanë firmosur asnjëherë për të mbështetur Gjergj Mërkurin, por emri i tyre është gjendur në listë. Ndërkohë, PS pretendon se në listën e firmave për mbështetjen e Mërkurit për t’u futur si kandidat i pavarur, ka persona që jetojnë prej vitesh jashtë shtetit. Me pak fjalë, PS akuzon Mërkurin se ka falsifikuar firma dhe për këtë arsye i kërkon KAS verifikimin e këtyre të dhënave dhe mosregjistrimin e tij në zgjedhje.

“Gjatë procesit të regjistrimit të kandidateve pranë K.Z.A.Z Nr.90, subjekti jonë ka konstatuar se nga ana e shtetasit Giergi Filip Merkuri ka paraqitur kandidaturën e tij si i propozuar prej zgjedhësve. Ai ka paraqitur kërkesën e tij pranë K.Z.A.Z Nr.90 Sarande për regjistrim sipas nenit 70 të Kodit Zgjedhor, i ndryshuar, duke prezantuar për regjistrim edhe anëtarët e Komitetit Nismëtar për këtë qëllim. Në përfundim të procesit të mbledhjes se nënshkrimeve Z.Mërkuri ka arritur të mbledhë 640 firma te qytetarëve. Nga verifikimi që i është bërë dokumentacionit të mbledhur nga ky kandidat, konkretisht dokumentit të llojit "FORMULAR PÈR MBLEDHJEN E NENSHKRIMEVE TE ZGJEDHÈSVE PÈR MBESHTETJE KANDIDATI" dhe në bazë të të dhënave të administruara më pas, janë konstatuar fakte, vërtetësia e të cilave sillte si pasojë mosregjistrimin e tij nga K.Z.A.Z.

Kështu, është konstatuar dhe provuar se një numër i konsiderueshëm qytetarësh të cilët kishin nënshkruar në listën e kandidatit Z. Mërkuri të paraqitura pranë KZAZ Nr.90, i'u është thënë se nënshkrimi në formularin që iu është paraqitur atyre kishte vlerë ligjore vetëm për të favorizuar personalisht atë në garë brenda P.S.SH për kandidaturën përfundimtare për kandidat për Kryetar Bashkie Sarandë dhe jo si kandidat i pavarur jashtë vullnetit të këtij subjekti. Pra, qytetarëve në masë i'u është fshehur fleta e parë e formularit që përmban të dhëna lehtësisht të identifikueshme për subjektin dhe llojin e kandidimit. Deklarimi mbi këtë fakt është dhënë nga vetë zgjedhësit emri i te cilëve figuron edhe tek lista e depozituar nga kandidati Mërkuri ne KZAZ Nr.90 Sarande me qellim regjistrimin e tij. Deklarimet janë dhënë nga data 23.03.2023 e deri me datën 29.03.2023 nga 119

Po ashtu, është konstatuar dhe provuar se lista emërore në themel të vendimmarrjes së KZAZ është e falsifikuar pasi ka persona konkret te cilët mohojnë të kenë nënshkruar ndonjëherë lista emërore pro apo kundër kandidatit, apo subjektit zgjedhor P.S.SH. Ky fakt është deklaruar personalisht shtetasi Denis Isai. Gjithashtu, është konstatuar se lista emërore e kandidatit përmban nënshkrime te personave të cilët ndodhen jashtë shtetit prej kohësh dhe ky është një fakt i ditur botërisht prej shumë banorëve te qytetit Sarande”, thuhet në kërkesë.

Kandidimi i Gjergj Mërkurit ka sjellë akuza mes tij dhe PS. Pak ditë më parë, Mërkuri akuzoi Partinë Socialiste se po u bën presion qytetarëve që kanë firmosur për hyrjen e tij në garë. Mërkuri tha se qytetarët që kanë firmosur për kandidimin e tij po merren në zyrat e PS-së në Sarandë dhe po u bëhet presion me vendet e punës në mënyrë që të tërheqin firmat e dhëna.

(Kliko këtu për të parë ankimimin e PS në KAS)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nesti: 31/03/2023 20:58

    Ja ca plehrash jeni ju te PS, sdoni njerez ne gare se e dini qe sfitoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja