Kandidon i pavarur për kreun e bashkisë Sarandë, Gjergj Mërkuri akuzon PS: Po u bën presion qytetarëve të tërheqin firmat për kandidimin tim

Kandidon i pavarur për kreun e bashkisë Sarandë, Gjergj Mërkuri akuzon PS: Po u bën presion qytetarëve të tërheqin firmat për kandidimin tim

Gjergj Mërkuri

Gjergj Mërkuri, kandidat i pavarur për kreun e bashkisë Sarandë ka akuzuar Partinë Socialiste se po u bën presion qytetarëve që kanë firmosur për hyrjen e tij në garë. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, Mërkuri shprehet se qytetarët që kanë firmosur për kandidimin e tij po merren në zyrat e PS-së në Sarandë dhe po u bëhet presion me vendet e punës në mënyrë që të tërheqin firmat e dhëna. 

Ai tha se po mblidheshin provat e nevojshme për të kallëzuar në SPAK personat që kanë kryer shantazhe ndaj qytetarëve që kanë firmosur për kandidimin e tij. 

“Me një akt kriminal dhe të paprecedentë Partia Socialiste po ndalon kandidimin tim si i pavarur në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në selinë e Partisë Socialiste në Sarandë po thirren qytetarët që kanë firmosur për hyrjen time në garë dhe po u bëhet presion që të tërheqin firmën. Qytetarët po kërcënohen me vendet e punës, me gjoba në bizneset e tyre dhe me çdo lloj forme përmes makinerisë shtetërore vetëm që të deklarojnë së nuk kanë firmosur formularët e dorëzuar në KZAZ. 

Komiteti nismëtar i cili po punon me mua po mbledh provat e nevojshme për të kallëzuar në SPAK këta banditë të cilët po shkelin rëndë Kodin Zgjedhor. Prokuroria të sekuestrojë menjëherë kamerat rreth godinës së Partisë Socialiste në Sarandë dhe të vëjë përpara drejtësisë personat të cilët marrin peng me kërcënime qytetarët dhe u bëjnë shantazh. Pasi dështuan me kërcënime në KZAZ për të ndaluar regjistrimin tim, tashmë kanë kaluar në planin B duke marrë në mënyrë të paligjshme listat e personave që kanë firmosur dhe duke i kërcënuar të tërhiqen”-shkruan Mërkuri. 

Mërkuri bëri thirrje që Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve dhe OSBE-ODIHR të ndërhyjnë për të ndaluar këtë akt kriminal pasi po cënohet integriteti i zgjedhjeve në bashkinë Sarandë. Sipas Mërkuri, i gjithë ky angazhim bëhet për të ndaluar kandidimin e tij në zgjedhje për shkak të mbështetjes që gëzon nga elektorati. 

“Çdo person i përfshirë është me emër dhe mbiemër dhe do të kallëzohet penalisht. I bëj thirrje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, prezencës së OSBE-ODHIR në Shqipëri, ambasadës së Bashkimit Evropian dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara që të ndalojnë këtë akt kriminal. Po cënohet rëndë integriteti i zgjedhjeve në bashkinë Sarandë dhe e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në poste publike. I gjithë ky angazhim i këtyre banditëve bëhet me qëllimin e vetëm për të ndaluar kandidimin tim, për shkak të mbështetjes së shumtë që qytetarët kanë shprehur menjëherë pas publikimit të kandidaturës.Aktualisht , në këto momente kemi fakte që po ushtrohet presion mbi  njerëz që kanë firmosur dhe janë mbështetësit e mi .Ata po kërcënohen në forma nga më të ndryshme”-përfundon Mërkuri në postimin e tij.

Gjergj Mërkuri ka mbajtur më herët postin e kryetari të Partisë Socialiste në Sarandë, ndërsa ka vendosur të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet lokale të 14 majit. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 30/03/2023 09:42

    Shantazhi ndaj qytetareve opozitare eshte skandal. Edhe ketu ne tirane me kete merren patronazhistet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…