PS: Banka e Shqipërisë
e S&P vlerësim pozitiv
Partia Socialiste ka vlerësuar dje raportin pozitiv për ndjesinë e përgjithshmë ekonomike të Bankës së Shqipërisë në tremujorin e parë të këtij viti.
TIRANE- Partia Socialiste ka vlerësuar dje raportin pozitiv për ndjesinë e përgjithshmë ekonomike të Bankës së Shqipërisë në tremujorin e parë të këtij viti. Depuetja Evis Kushi tha se ky raport është vlerësimi i dytë pozitiv, pas atij të kompanisë ndërkombëtare të njohur “Standard & Poor’s” lidhur me punën e qeverisë dhe, më konkretisht, me marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar, për nxitjen e punësimit, rritjen e ekonomisë dhe pakësimin e borxhit publik.
Sakaq, ajo njoftoi hapin tjetër shumë të rëndësishëm për ekonominë që qeveria do të ndërmarrë nesër. “Ditën e hënë do të prezantohet paketa e re për prodhuesit që punojnë me material porositësi në tekstile e këpucë (fasonët). Ne e mirëpresim këtë paketë që do të japë më shumë siguri për prodhuesit fasonë, do të rrisë punësimin, shtojë eksportet dhe nxisë edhe më tej prodhimin”, tha Kushi. Sipas saj, paketa e re për prodhuesit fasonë do të garantojë më shumë siguri, punësim dhe eksporte.
“Pas studimit pozitiv të “Standard & Poor’s” një tjetër sinjal pozitiv ka ardhur nga raporti i tremujorit të parë të vitit nga Banka e Shqipërisë. Sipas këtij raporti, treguesi i ndjesisë ekonomike është përmirësuar. Në raport thuhet se është rritur besimi i konsumatorëve dhe investitorëve që nga tetori 2013 e deri më tani.
Ky besim vjen si rrjedhojë e punës dhe masave të qeverisë. Në sektorin e ndërtimit ndjesia është përmirësuar me 13.9%, në sektorin e shërbimeve me 10%. Besimi në sektorin e tregtisë, jo vetëm është rritur këtë tremujor, por qëndron 5.2% më lart se mesatarja afatgjatë. Këta tregues krijojnë një klimë të re optimiste, falë edhe marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar”, tha deputetja Kushi.
Shkrimi u publikua sot (20.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(
d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2941
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18