TIRANE- PS e ka cilësuar hipokrizi dhe demagogji fushatën e kreut të bashkisë së Tiranës Lulzim Basha për prezantimin e Planit Urbanistik të Tiranës. Gjatë një takimi me banorët e Shkozës në Tiranë të cilët po protestonin për mungesën e ujit të pijshëm, kreu i këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Tiranës Aldrin Dalipi ka deklaruar se "Tirana e ka patur planin urbanistik që në vitin 2008, të hartuar nga administrata e mëparshme e Ramës".
PS ka akuzuar Bashën se ka lënë mënjanë hallet dhe shërbimet ndaj qytetarëve dhe po bën demagogji me projektet e lëna gati nga socialistët.
"Basha të lërë sallat, tu kthejë shërbimet qytetarëve" është shprehur Dalipi
Këshilltarët e PS u njohën dhe me problemet e banorëve të Shkozës të cilët ankohen se kanë 4 muaj pa ujë të pijshëm.
"Edhe pse kemi paguar rregullisht faturat ndaj Ujësjellësit, përseri jemi pa ujë: janë ankuar ata.
/Shqiptarja.com