PS:Basha të dorëhiqet nga Bashkia
Tirana s'ka pse vuan nga pasojat e tij

PS:Basha të dorëhiqet nga Bashkia<br />Tirana s'ka pse vuan nga pasojat e tij
TIRANË - Përmes një deklarate për mediat,  deputetja e PS, Esmeralda Shkjau‏ ka kërkuar dorëheqjen e Bashës nga posti i Bashkisë pasi sipas saj, ai ka braktisur Tiranën dhe rikthehet në detyrë vetëm për të ushqyer me leje ndërtimi e me semaforë disa klientë banalë të pushtetit të tij.
 
“Të gjithë e dinë se ai nuk e fitoi Tiranën me vota po e grabiti atë me duart e një gjykate të korruptuar. Të gjithë e dinë po ashtu se kur kërkonte votat Luli thoshte se Tiranës i duhej një kryebashkiak që të merrej me qytetin jo me politikë.”-tha  Shkjau.
 
Deputetja socialiste i kujtoi Bashës se pati premtuar se do bëhej zëri i qytetarëve të Tiranës por nga dita në ditë u bë papagalli i katragjyshit të Partisë Demokratike.
 
“Luli duhet të japë dorëheqjen sepse Tirana po mbytet në papastërti, teksa kryebashkiaku po bën përditë pis ekranet e televizorëve e të rrjeteve sociale me fjalorin e ulët e të dhunshëm të shpifjeve e të fyerjeve për kundërshtarët politike.”-shprehet Shkjau.
 
Më tej ajo shton se Berisha shkatërroi PD-në, dhe se Basha është në të drejtën e tij ta vazhdojë shkatërrimin e PD-së, por duhet të dorëhiqet nga Bashkia e Tiranës sepse Tirana s'ka pse vuan në kurriz pasojat e një njeriu që as e ka zgjedhur e as di të bëjë tjetër gjë përveçse të shkatërrojë.
 
Deputetja socialiste nuk la pa përmendur edhe reagimet e Bashës e të PD-së ditën e djeshme për skandalin e favorit seksual në Sarandë.
 
Jo më larg se dje ai u bashkua në një duet të turpshëm me plakun e PD-së për të abuzuar me një grua, u shpreh Shkjau duke shtuar se ndërkohë që Policia e Shtetit bëri detyrën e saj dhe e arrestoi keqbërësin, Luli dhe Plaku sulmuan policinë.
 
“Ndërkohë që Ministri i Brendshëm iu gjend pranë viktimës, Luli dhe Plaku sulmuan ministrin e Brendshëm. Ndërkohë që zyra e deputetit e dënoi me forcë aktin e turpshëm të një punonjësi, Luli dhe Plaku sulmuan deputetin.”- tha Shkjau.
 
Sipas Shkjaut dallimi mes qeverisë aktuale dhe asaj të kaluar është i dukshëm pasi ata një ngacmues seksual e vunë në një detyrë të lartë pasi gjobitën rëndë median që e denoncoi në rastin.

Deklarata e plotë e deputetes Esmeralda Shkjau për doreheqjen e Bashës

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin