PS-Bashkitë vendosen Durrësi
e Shkodra, ende mister Tirana

PS-Bashkitë vendosen Durrësi<br />e Shkodra, ende mister Tirana
TIRANE - Janë konfirmuar emrat e parë për disa nga bashkitë në vend pas takimeve që kryeministri Rama ka bërë me deputetët e qarqeve. Por Tirana është dilema më e madhe e negociatave të djeshme, ku pavarësisht diskutimit mbi emra konkretë nuk është arritur në një emër konkret. Megjithatë emrat më të kuotuar janë Erjon Veliaj, Pandeli Majko dhe Blendi Klosi.

Nga takimet maratonë që Rama zhvilloi me deputetët e tij arriti të dilte në emra konkretë për qytetet e mëdha. Këshu pas takimeve që zhvilloi me deputetët e Durrësit u vendos që figura më e pranueshme do të jetë ajo e kryebashkiakut aktual, Vangjush Dako. I njëjti vendim është marrë edhe për Korçën ku zv/kryeministri Niko Peleshi deklaroi se emri më i mundshëm është ai i Sotiraq Filos.

Për bashkinë e Shkodrës, pas takimit me deputetët u vendos që e majta të propozoj emrin e Keti Bazhdarit, ndërkohë që për bashkinë e Fierit do të jetë deputeti Armando Subashi ai që do të garojë për të majtën.

Emri i Subashit është vendosur pas diskutimeve me deputetët e Fierit, pasi pjesë e propozimeve ishte edhe emri i Ervin Koçi. Për Bashkinë e Vlorës, prefektja Etjona Hoxha është favorite ndërkohë që emra të mundshëm për këtë bashki janë edhe ata të mjekut Dritan Leli dhe kreut të Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Vlorë, Arben Breshani. E njëjta situatë është konstatuar edhe në Elbasan ku kreu aktual Qazim Sejdini është favorit, ndërkohë që në garë me të janë emrat e Artan Cepës dhe Desantila Tahirit.

Ora 20:17 Rama: Do diskutojmë sërish për Tiranën, do vazhdojmë me sondazhet
Burime për A1Report kanë bërë me dije se ende nuk është vendosur se cila do të jetë kandidatura e Partisë Socialiste për Tiranën dhe se Rama ka thënë se do të vazhdojnë me son dazhe për të parë se cili prej kandidatëve të diskutuar do të arrijë të triumfojë në sondazhe. Rama sipas burimeve ka deklaruar në mbledhje se ende nuk janë të bindur për kandidaturat e diskutuara dhe për këtë arsye do të vijojnë takimet me deputetët e qarkurt deri në një emër konkret.

Ora 20:15 Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës

Ora 20:12 Në garë për Elbasanin në avantazh Qazim Sejdini
Kanë dalë emrat e parë të mundshëm për bashkinë e Elbasanit të cilët janë Qazim Sejdini, Artan Cepa, Desantila Tahiri. Qazim Sejdini është kandidati që ka më shumë mundësi të jetë kandidati përfundimtar për Elbasanin.

Ora 19:06 Rama pritet të dalë për të shpallur emrat
Kryeministri Edi Rama pritet të dalë vetë për të shpallur emrat e vendosur pbr kandiodaturat e vendosura për kryebashkiak në çdo bashki të vendit. Këtë  lajm e kanë bërë të ditur deputetët pasi kanë dalë nga mbledhja me Edi Ramën.



Ora 19:00 Fillon mbledhja me deputetët e Tiranës

Ora 18:55 Blushi: Folën në parim, nuk diskutuam emra konkret

Ben Blushi ka thënë pas mbledhjes se në takimin me Ramën, deputetët e Elbasanit kanë diskutuar vetëm në parim për kandidaturat e mundshme të bashkive në këtë qark

Ora 18:50 Rama: Kandidatura për Elbasanin ende e hapur
Eshtë zbardhur mbledhja e Rames me deputetët e Elbasanit. Rama në takim me deputetet e Elbasanit ka thënë se nuk është vendosur ende se cili do të jetë kandidati. "Do bëjmë disa sondazhe. Kemi bërë disa por s'jemi në situatën e Durrësit. Kandidatura është ende e hapur për Elbasanin." - mësohet të ketë thënë Rama në takim.

Ora 18:48 Armando Subashi: I gatshëm për Fierin nëse më propozojnë
Deputeti Armando Subashi teksa ka dalë nga takimi i deputetëve me kryeministrin Rama u shpreh para mediave se ai është i gatshëm të kandidojë për Fierin nëse do të propozohet nga baza. “Unë jam i gatshëm të kandidoj nëse propozohem për kryetar bashkie të Fierit. Por e rëndësishme është që të bëhet më e mira dhe atij qyteti ti japim më të mirën si dhe zgjidhjen më të mirë.”- u shpreh Subashi



Ora 18:30 Nis takimi me deputetët e Gjirokastrës

Ora 18:27 Përfundon takimi me deputetët e Kukësit Shkodrës dhe Dibër.
Në bashkinë Kukës kandidat do të jetë Hasan Halilaj kandidqat i LSI.

Ora 18:20 Keti Bazhdari kandidate e mundshme e PS për Bashkinë e Shkodrës
Keti Bazhdari sipas burimeve të A1Report është kandidatja më e favorizuar e mazhorancës. 

Ora 18:15 Vangjush Dako konfirmohet për Bashkinë e Durrësit
Burime për A1Report konfirmojnë se Vangjush Dako është vendosur si kandidat për Bashkinë e Durrësit.

Ora 18:01 Përfundon takimi me deputetët e Durrësit
Ka përfunduar takimi me deputetët e Qarkut të Durrësit por këta të fundit kanë hezituartë japin informacione në lidhje me emrat e propozuar për kryebashkiak në këtë zonë.

Ora 17:55 Nisin takimet me Kukësin dhe Dibrën
Rama pas takimeve me deputetët e Elbasanit ka nisur takimin edhe me deputetët e Kukësit dhe të Dibrës.

Ora 17:45  Kastriot Gurra kandidati i mazhorancës për Librazhdin
Në përfundim të takimit me deputetët e qarkut të Elbasanit, mazhoranca ka vendosur që në Bashkinë e Librazhdit të kandidojë Kastriot Gurrën, një emër që ishte përfolur edhe më parë.

Ora 17:40 Përfundon takimi me deputetët e Elbasanit dhe Ramës
Ka përfunduar paas 30 minutash takimi mes kryeministrit Rama dhe deputetëve të Qarkut të Elbasanit.

Ora 16:35 Rama takon deputetët e Beratit 

Ora 16:25 Kokëdhima: Së shpejti emrat, po diskutojmë për kandidatura nga baza
Koço Kokëdhima ka thënë pas mbledhjes që Rama mbajti me deputetët e Qarkut të Vlorës se tashmë koalicioni i majtë është drejt fazës së fundit të diskutimeve për zgjedhjen e emrave të kandidatëve që do të votohen në zgjedhjet lokale të qershorit.
Së shpejti do të jenë të fiksuara emrat e kandidatëve. Kemi biseduar për strategjitë, për kompromiset me aleatët, dhe për kandidatë të ndryshëm që janë diskutuar nga baza. Por procesi nuk ka përfunduar,” – tha Kokëdhima.

Ora 15:45 Peleshi: Sotiraq Filo kandidati i PS-së për Korçë

Ora 15:00 Rama takon deputetët e qarkut Vlorë
 
Ora 13:25 Mbaron mbledhja e grupit, Peza: Nuk folëm për kandidatët, por jemi njoftuar për takimin konsultativ 

Si çdo të hënë, Partia Socialiste mblodhi grupin parlamentar. Nën drejtimin e nënkryetarit të grupit Gramoz Ruçi, në mbledhjen me dyer të mbyllura mësohet se është diskutuar në lidhje me seancën parlamentare të së enjtes dhe jo për kandidatët në zgjedhjet vendore.

“Është komunikuar në mënyrë nominale çdo deputeti që ditën e sotme do ketë konsultime me deputetët e qarqeve me kryeministrin me kryetarin e partisë dhe me kryetarin e grupit parlamentar, por nuk ka qenë objekt dhe subjekti i diskutimit në mbledhjen e grupit”, u shpreh deputeti i Peqinit Alfred Peza.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS