TIRANE - Anëtarja e kryesisë së PS, deputetja Mimi Kodheli, në një konferencë për shtyp tha sot se Berisha po e konsideron imunitetin tejet të rëndësishëm ndërkohë që “listat janë shtuar, çmimet janë rritur, shqiptarët janë varfëruar, kriminaliteti sa vjen e shtohet, e Kryeministri nuk bën asgjë”.
Kodheli tha se socialistët janë nismëtarët për ta kufizuar imunitetin, por ajo që nuk mund të pranohet është “një qeveri si e Berishës, që imuniteti të konsiderohet si tejet i rëndësishëm për integrimin, kur sistemi i drejtësisë, lufta ndaj korrupsionit të konsiderohen më pak të rëndësishëm”.
Me imunitetin, sipas deputetes socialiste, Sali Berisha “do të mbulojë dështimet e këtij pushteti”.
Ndërsa në lidhje me referendumin, Kodheli ripërsëriti mendimin e djeshëm të bërë publik nga deputeti Fatmir Xhafaj, për të kërkuar mendimin e qytetarëve edhe në lidhje me propozimet e tjera të PS-së “për drejtësinë e pavarur, për hapësirën detare, që Berisha do t’ia fali për së dyti fqinjëve tanë, apo edhe ligjin e importit të plehrave”.
(gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com