PS dhe aleatët firmosin:
Korrektim sistemit zgjedho

PS dhe aleatët firmosin:<br />Korrektim sistemit zgjedho
TIRANË – Paskal Milo për të majtët dhe Arjan Madhi për të djathtët kanë nisur dot mbledhjen e firmave nga drejtuesit e 26 partive politike për t’i kërkuar më pas komisionit kuvendor për reformën zgjedhore, korrektimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.
Pas tryezës së djeshme, aleatët e PS kanë firmosur sot deklaratën, pak përpara një takimi në selinë e PS me kryesocialistin Rama. Kryetari i PDS, Paskal Milo tha pas takimit se firmat do të shërbejnë për formulimin e një deklarate të plotë me propozime zyrtare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Janë 26 parti që kanë firmosur dhe është numër i mjaftueshëm për të sensibilizuar komisionin kuvendor për ndryshimet në Kod. Shpresojmë që edhe PD do te reflektojë dhe të mbështesë korrektimin kombëtar. Pasi kjo kërkesë nuk vjen vetëm nga partitë e opozitës, por edhe nga partitë e tjera, aleatë të demokratëve. Ne do të kërkojmë që kjo kërkesa e jona të vendoset në axhendën e komisionit kuvendor të reformës zgjedhore dhe në të ftohemi gjatë diskutimit. Shpresojmë që të respektohet parimi i transparencës”, tha Milo.

Sa i takon Partitë Demokratike ajo ende nuk ka dhënë asnjë qëndrim për situatën, ndërkohë që republikani Arjan Madhi po vijon kontaktet me partitë e djathta.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë