Kjo taksë e re është bërë publike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak e cila ka kaluar me votat e shumicës së anëtarëve të këtij këshilli. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kërkuan më tepër shpjegime në lidhje me këtë taksë të re, përgjigje që e dha dhënë vetë kryetari i bashkisë, Fran Frrokaj. “Mora spunto nga një kryetar tjetër, që ju e dini se cili është, gjykata nuk e rrëzoi. Pse mos e bëjmë edhe ne? Gjendjen e shkollave e kam gjetur të ndyrë. Asnjë prind nuk do që të paguajë” tha ai.
Në këtë mbledhje u miratuan me shumicë votash të djathta dhe të majta paketa fiskale dhe buxheti i vitit 2018-të, i cili kap vlerën e 11 miliardë lekeve ku pjesa më e madhe e këtyre parave do të shkojnë për pagat e administratës. LSI e bojkotoi. Taksa e Arsimit do të jetë vjetore e shpërndarë në vlera të ndryshme ku për familjarët do të jetë 1 000 lekë, për njësit e prodhimit 10 mijë lekë dhe subjektet ndërtuese 20 mijë lekë.

d.b/shqiptarja.com
