PS: Do anulojmë kontratën
për platformën dixhitale

PS: Do anulojmë kontratën<br />për platformën dixhitale
TIRANE - Një javë para se shqiptarët t'u drejtohen kutive të votimit, qeveria po mbyll një tender me vlerë mbi 20 milionë euro në kohë rekord dhe duke shkelur disa nga procedurat kyçe të prokurimit publik.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar dje që kompania që po shpallet fituese të mos firmosë kontratat, pasi, pas përfundimit të zgjedhjeve, do të nisë një hetim mbi këtë tender.

Deputeti Alfred Dalipi, i cili së bashku me kolegun e tij Taulant Balla kanë depozituar në Prokurori padi penale ndaj ministrit të Inovacionit Genc Pollo tha se "kompania, e cila është kualifikuar e para, me një shifër mbi 20 milionë euro, është ajo që ne e kishim paralajmëruar si fituese pa u bërë gara.

Tenderi është tërësisht antiligjor dhe është një nga aferat që do të hetohet menjëherë pas zgjedhjeve", tha ai. Kompania në fjalë kishte ofruar shumën më të lartë dhe jo atë më të favorshme ekonomikisht. Gara, sipas tij, u hap pa projekt, pa fond limit dhe me procedura tërësisht antiligjore, në afate, si edhe në praktika.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Panik në Ekuador, aeroplani rrëzohet në mes të rrugës! Humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër

Panik në Ekuador, aeroplani rrëzohet në mes të rrugës! Humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër