Partia Socialiste ndryshon mendje për të tretën herë për lejimin ose jo për të ushtruar profesionin e avokati të gjyqtarëve e prokurorëve që digjen nga vettingu. Gatishmëria për t’i penguar të shkarkuarit u shpreh në 2 maj kur u prezantuar ligji për avokatinë, por në 3 korrik, Komisioni i Ligjeve, me të gjitha votat, përjashtuar atë të Bashkim Finos, nuk e përfshiu nenin që bllokon gjyqtarët e prokurorët që ngelin në klasën e vettingut, për t’u bërë avokatë.
Por presioni amerikan ka vepruar mbi mazhorancën, duke e detyruar të bëjë një amendament në seancën plenare që nuk lejon të skualifikuarit e vettingut të hyjnë në sallën e gjyqit si avokatë.
Report TV ka siguruar këtë amendament të firmosur nga Kryetari i Grupit Socialist, Taulant Balla, por edhe nga kryetari i Komisionit të Ligjeve. Për Ulsi Manjën ky është qëndrimi i tretë zyrtar i ndryshëm për të njëjtën çështje. Sipas amendamentit Balla-Manja që pritet të hidhet në votim të hënën, nuk duhet të lejohet që të skualifikuarit të bëhen avokatë.
Burimet i thanë Report TV se mazhoranca ende mendon që kjo nismë është antikushtetuese sepse cenon një profesion të lirë, por të njëjtat burime saktësojnë se ky amendament vjen pas një këmbënguljeje të palëkundur të ekspertëve amerikanë që po asistojnë komisionin e ligjeve në përgatitjen e akteve të tjera të zbatimit të reformës në drejtësi.
Lajm i mire fort! Atyre jo avokat qe jo, por tu konfiskohet pasuria . Kjo gje te behet dhe per politikanet. Vetting pasurise se tyre.( jo tre kolona si gjykatesve e prok., por nje kolone: pasuria).
PërgjigjuDo te ishte nje turp i vertete te beheshin avokat ata qe shkarkohen nga KPK, sepse ata meritojne denim.Bravo,vendim i duhur.
PërgjigjuSkualifikimi nga vetingu d.m.th.je hajdut dhe me cdo kusht hajduti duhet te denohet
PërgjigjuAmendamenti i mazhorances per mos pranim te ushtrimit te avokatise , nga gjyqtar apo prokuror qe i ka hequr vetingu , eshte veprim i drejte . Lobingjet ne kurriz te drejtesuse , jane me pista se se vet te oerjashtuarit . Nje levdate per Finon , qe ne fillim e kundershtoj kete amendament . Nazhiranca duhet te perkrah opinionin e shumices se shqiptareve dhe jo lobuesit .
Përgjigju