PS: Drafti i ri, rriten shërbimet për
qyteratët, Basha: duhet konsensus

PS: Drafti i ri, rriten shërbimet për<br />qyteratët, Basha: duhet konsensus
TIRANE - E majta, e cila do të qeverisë vendin katër vitet e ardhshme është duke përgatitur një draft të ri përsa i përket rindarjes territoriale, ide kjo e hedhur edhe nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithme. Komisioni i Ligjeve, i cili është dhe komisioni përgjegjës që do të shqyrtojë këtë ligj, idenë e së majtës për rindarje e ka rrëzuar kur drejtohej nga mazhoranca.

Deputetja e PS dhe njëherësh anëtare e këtij komisioni, Ermonela Felaj shpjegon qëndrimin e së majtës si dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rindarja e re administrative e Shqipërisë.

Sipas saj, kjo do të rrisë shërbimin ndaj qytetarëve në bazë të detyrimeve që ata paguajnë pranë çdo bashkie e komune. “Ka zona të caktuara, lagje në qytet ose në fshat që nga pikëpamja teritoriale i bashkangjiten komunave ndërkohë që shërbimet ose gjendjen civile e kanë në bashki ose e anasjellta. Duhet të bëhet një ndarje territoriale në mënyrë që njerëzit atje ku paguajnë detyrimet taksat për gjelbërim, pastrim e ndriçim aty të marrin dhe shërbimet. Ka raste deri më tani që njerëzit i paguajnë detyrimet në bashki, por në territorin, ku ata banojnë i takojnë komunave.

Kjo bën që shumë shpesh shërbimet jetike, që ata i kanë bazë, si të thuash tu bësh kanalizemt e ujërave të zeza, kanalizimet e ujrave të bardha, t`u realizosh pastrimin e rrugëve e shumë shërbime të tjera, në fakt duke qenë të ndara në këtë mënyrë nuk i bën asgjë, sepse secili i quan të dorës së fundit. Ne e kemi kërkuar këtë edhe më parë”, thotë Felaj. Sipas deputetes socialiste, ajo që është e rëndësishme është se duhet që nëpërmjet kësaj ndarje te re territoriale, qytetari të marrë sgërbime më cilësore për atë çfarë paguan. “Kjo nuk është ide e re e jona, por kjo nuk është realizuar sepse mazhoranca e ka sjellë gjithmonë draftin me mangësi”, thotë Felaj.

QËNDRIMI I PD

Edhe pse më parë, mazhoranca në Kuvend ka paraqitur amendamente për ndryshimin e ligjit për rindarje territoriale, ajo nuk ka gjetur konsensusin e opozitës, e cila i ka konsideruar si inisiativa me mangësi. Gjithësesi kësaj ideje i është rikthyer edhe kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha. Ai ka kërkuar ndarje të re administrative në gjithë vendin. “Nevoja është akute për rindarje të re administrative të Shqipërisë. Do ta bëj më efiçnete dhe do t`i përgjigjet interesave të qytetarëve.

Koha ka ardhur, palët duhet të ulen të gjejnë gjuhën e konsensusit, gjuhën e kompromisit për ndarje të re të Shqipërisë, me dy qëllime. Së pari grupimin e resurseve dhe vëniet e tyre në shërbim të qytetarëve. Dhe së dyti për t`iu përgjigjur kësaj situate, ku shumë prej shërbime sot kryhen dhe mund të kryhen në kohë reale me cilësi më të lartë nëpërmjet rindarjes administrative. Kjo përfshin komuna e bashkitë”, tha Basha. 

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë