TIRANE-Komisioni për Ekonominë dhe Financat aprovoi sot ndryshimet në ligjin për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, në bazë të të cilave, kush dëshiron të nisë një aktivitet biznesi, nuk është më i detyruar që të paraqesë dokumentat origjinale të noterizuara, por mjaftojnë fotokopjet e tyre.
Nënkryetarja e komisionit, deputetja socialiste Mimi Kodheli, propozoi që në nenin 1 të shtohej se përgjegjësia mbi vërtetësinë e dokumentave të paraqitura bie mbi personin që bën kërkesën.
Deputetët e djathtë u treguan të një mendje me shqetësimin e deputetes Kodheli dhe Komisioni miratoi ndryshimet e propozuara nga opozita socialiste, duke ia kaluar kështu p/ligjin Parlamentit për aprovim.
(sg/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com