TIRANË - Kur u duk se skenari ishte i qartë dhe më në fund vendi do të mund kishte një Avokat të ri Populli, politika surprizoi sërish duke vënë në pikpyetje procesin për të 3-tën herë. Njëjtë si 2 përpjekjet e mëparshme të dështuara, që vijojnë të mbajnë ende në karrigen e ombudsmanit Erinda Ballancën, me një mandat të përfunduar prej 3 vitesh.
26 kandidatët që shprehën interesin për këtë post kaluan fillimisht filtrin e komisionit të ligjeve, ndërsa afati për të mbështetur me 28 firma deputetësh, emrat që do t’i kalonin seancës plenare për votim, skadoi një ditë më parë.
Socialistët nuk mbështetën me firmë asnjë prej kandidatëve dhe thanë se do të votonin, siç kërkon tradita parlametare një nga emrat që do të propozonte opozita.
Kjo e fundit e kishte nisur fushatën e saj të mbështetjes për 7 kandidatë, të cilët siguruan mbështetjen me firmat e tyre.
Me një njoftim zyrtar të papritur, 24 orë pas mbylljes së afatit PD njofton deputetët kanë tërhequr firmat për 7 kandidatët.
"Nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve",- thuhej në njoftimin e PD-së.
Një argument që duket se nuk qëndron, për sa kohë firmat në mbështetje të një kandidati jepen vetëm një herë dhe jo për faza të ndryshme të procesit.
Një pjesë e mirë e deputetëve të opozitës kanë nënshkruar për më shumë se një kandidat, por thonë se një njoftim i “Komisionit të Ligjeve” ka ndryshuar dinamikën.
"Pas vendimit të Komisionit të Ligjeve, që i është njoftuar zyrtarisht grupeve parlamentare, që “1 deputet mbështet vetëm 1 kandidat sipas ligjit”, deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna paraprakisht",- thuhej më tej në njoftimin e PD-së.
Nga komisioni i ligjeve nuk ka një njoftim publik. Nëse një rregull i tillë është aplikuar atëherë i gjithë procesi do të duhet të nisë nga e para, pasi pothuajse të gjithhë kandidatët janë mbështetur nga të njëjtët deputetët. Duke qënë se për një kandidat duhen vetëm 28 firma, opozita me numra të kufizuar vetëm 53 mandate, nuk do të mund të mbështeste më shumë se 1 emër.
Një ditë më parë, PD propozoi një formulë për zgjedhjen e avokatit të popullit: në tryezën e mazhoranës të shkonin 6 emra, prej të cilëve PS do të zgjidhte vetëm 3, dhe nga 3 emrat e mbetur ishte opozita ajo do të zgjidhte një kandidat për tja paraqitur seancës plenare për votim. Burime i thanë Report tv se socialsitët nuk do ta pranonin një formulë të tillë, duke kërkuar që seancës t’i paraqiten për votim të gjithë emrat që kanë marrë mbështetje. Megjithatë zyrtarisht grupi i PS thotë se nuk do të komentojë asnjë propozim që nuk e kanë marrë ende në formë zyrtare.
Repior Tv ka zbardhur emrat e deputetëve opozitarë që kanë firmosur për secilin nga kandidatët. Krydemokrati Sali Berisha ka dhënë firmën e tij vetëm për zyrtarizimin e kandidaturës së Jola Hysit.

Firmat e mbledhura për kandidatin Endri Shabani
Firmat e mbledhura për kandidatin Adriana Kalaja
Firmat e mbledhura për kandidatin Aranitasi Brahaj
Firmat e mbledhura për kandidatin Besim Ndregjoni
Firmat e mbledhura për kandidatin Jola Hysaj
Firmat e mbledhura për kandidatin Skender Haluci
Firmat e mbledhura për kandidatin Tartar Bazaj
Lajmi në përditësim....

Partia Demokratike është tërhequr nga mbështetja ndaj Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit. Vendimi u mor sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Kandidatura e Shabanit u zyrtarizua me 35 vota deputetësh opozitarë, pra, shumica janë firma nga deputetë të Partisë Demokratike, të cilat tashmë do të tërhiqen.
Sqarimi për mediat i PD:
Për shkak të interesit të mediave mbi kandidatët për Avokat Populli, ju sqarojmë se:
Nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pavarësisht se kur kandidatët vetë i kanë depozituar në Kuvend dhe një pjesë prej tyre i kanë përdorur në kundërshtim me ligjin si propozim për votim (gjë që nuk është e vërtetë) në kuptim të nenit 9 të ligjit për Avokatin e Popullit.
Pas vendimit të Komisionit të Ligjeve, që i është njoftuar zyrtarisht grupeve parlamentare, që “1 deputet mbështet vetëm 1 kandidat sipas ligjit”, deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna paraprakisht, dhe kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë. Mbetemi në pritje të përgjigjes institucionale të Kryetarit të Kuvendit për të proceduar më tej.
Tërheqja e nënshkrimeve depozitohet zyrtarisht në Kuvend.
Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet për faktin se PS nuk e ka pranuar formulën e propozuar nga demokratët për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.
I pyetur nëse do ta mbështesë kandidaturën e Endri Shabanit, sikurse edhe socialistët, kryedemokrati tha se mbështesin disa kandidatura që mendon se e përmbushin më mirë këtë funksion.
“PD ka vendosur të mbështesë kandidaturat e saj që ajo beson se e përmbushin më mirë këtë funksion. Pra, firmat mund të jenë dhënë, por ne mbështesim disa kandidatura, i kemi të përcaktuara dhe grupi parlamentar do i mësojë sot, të cilat ne besojmë se e kryejnë më mirë atë detyrë.”, u shpreh Berisha.
Komente












NUK E LESHON SERA SEREN E VET NGA PUSHTETI I KARIGES PFFFFFFFFFFFFFFF
Përgjigju