PS e Tiranës mbledh Asamblenë! I pranishëm edhe Rama krah Veliajt dhe Manastirliut

Në ambientet e Katedrales Ortodokse, është mbledhur asambleja e Partisë Socialiste për Tiranën. I pranishëm në takimin ku Veliaj e Manastirliu do të bashkëndajnë organizimin deri në zgjedhjet 2025, është edhe kryeministri Rama.

Tashmë prej ditësh drejtuesit politikë të PS në qarqe kanë nisur prezantimin me strukturat e partisë që pas zyrtarizimit të listës së drejtuesve politikë. 

Ndërkohë dje kryeministri Edi Rama i mblodhi të tijtë në Elbasan, ku grupi parlamentar u porosit të fuqizojë debatin publik e transparencën, më shumë aktivitet në rrjetet sociale, ndërsa objektiv shihet afrimi i elektoratit gri i cili është konsideruar më i rritur. 

Deputetëve u kërkohet të jenë aktivë dhe të eksperimentojnë platformat më të suksesshme të momentit, përfshirë edhe Tik-Tokun. Fokus të madh është kërkuar t’i kushtohet votës së diasporës.

Lajmi në përditësim... 

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ U raportua se ishte përfshirë në aksident me makinë, reagon Meriton Mjekiqi: Ja si është e vërteta

VIDEO/ U raportua se ishte përfshirë në aksident me makinë, reagon Meriton Mjekiqi: Ja si është e vërteta