TIRANE- Deputetja e Partisë Sociasliste Shegushe Ligori, ka pohuar në Komisionin e Ligjeve, se mazhoranca detyrohet të kalojë këtë kandidaturë, pasi Elvis Çefa është "shoku i Çimit". Në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, Ligori ka lënë të nënkuptuar se Cefa është miku i ngushtë i djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berishës.
I propozuar nga demokratët, Çefa hedh dyshime si një person e lidhur me pushtetin, ndërsa siguron se do të respektojë ligjin. Ligori është ndalur edhe tek deklarimi i pasurisë së Çefës. "Tani po shoh deklaratën e pasurisë së Çefës. Po shoh këtu që Çefa paska një apartament dy dhoma e një guzhinë dhe ka pronotuar një tjetër apartament me vlerën 130 mijë euro.
Po aq e çuditshme më duket edhe fakti i blerjes së një makinë tip Passat 38,000 lekë të reja dhe shitja e tij 15 milion lekë të vjetra. Të dyja këto akt blerje dhe akt shitje janë kryer brenda vitit 2010", është shprehur Ligori.
Kjo e fundit është kundërshtuar nga deputeti i mazhorancës, Dashnor Sula, i cili ka pohuar në komision se familja e gruas së Çefës është shumë e pasur.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com