PS i hoqi kompetencat për emërimin e gjyqtarëve të Kushtetueses/ Meta: Komisioni i Ligjeve mashtroi në raport! Pyeta nga SOROS te Dvorani

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Komisioni i Ligjeve ka mashtruar në raportin e përgatitur për votimin e dy ndryshimeve për emërimin e Gjykatës Kushtetese.

"Jam sot përsëri para jush për të paraqitur prova të reja të mashtrimeve skandaloze të komisionit të ligjeve dhe kuvendit të Shqipërisë lidhur me konsultimet dhe mbështetjen që ka marrë për ligjin antikushtetues të pushtimit për Gjykatës Kushtetuese nga sekti kriminal që ka kontrollin e institucionit të Kuvendit.

Më 12 shkurt 2020 ka miratuar ligjin për të ndryshuar formatin e betimit. Jemi sot për të demaskuar falsifikime të tjera të këtij kuvendit.

Në raportin e komisionit të datës 6 shkurt 2020 kur është shqyrtuar ky projektligji, relatohet se projektligjet për Gjykatën Kushtetuese dhe për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i është përcjellë për dijeni disa institucioneve, dhe natyrisht dhe ministrisë së padrejtësisë.

Ajo thotë se është ngritur një grup pune me asistencën e EURALIUS. Një ditë para votimit presidenti kërkoi informacion pranë këtyre institucioeneve. Helsinki i ka kthyer përgjigje Kuvendit. Ai ka parashtruar qartë kundërshtimet për këtë ligj, ka vlerësuar se betmi nuk mund të bëhet në formën të shkruar si një akt solemn që kërkon prezencën fizike para kreut të shtetit. Forma shkresore, nuk ësjhtë tipike për aktet ceremoniale për funksionarët dhe shmang kompetencën ekskluzive të presidentit.

Shkolla e Magjistraturës nuk e ka vlerësuar të shfaqë mendim lidhur me këto ndryshime. Kryetari i KED ka deklaruar se nuk ka pasur kërkesë ndaj tij, edhe këtu del një tjetër gënjeshtër

Institituti i studimeve politike ka dhënë një opinion elektronikisht duke thënë se betimi me shkresë, dobëson intstitucionin e presidentit Kuvendit dhe hap mundësi për abuzime duke u bërë burim krize. Ata kanë vlerësuar se kjo ndërhyrje nuk është ndihmuese për zgjidgjen e krizës. Sipas këtij intstituti kjo nismë nuk përputhet me situatën politike në vend dhe kushtetutën.

KLGJ informon se nuk i është kërkuar mendim për këtë ndryshim dhe nuk ka dhënë mendim. Prapë një gënjeshtër tjetër. KLP thotë se nuk rezulton të jetë kërkuar mendim nga Kuvendi për këto ndryshime. Qendra Respulbika thotë se nuk i ka thyer asnjë përgjigje Kuvendit për shkak të ngarkesës përgjatë këtyrekogëve Sorros thotë se për shkak të pamundësisë për t'u përgjigjur nuk ka dërguar përgjigje për këto ndryshime Euralius ka marrë kërkesën zyrtare të presidentit nuk ka pasur mundësi të kthejë përgjigje, por nëkëtë rast me qetësi dhe dashuri. Komisioni i Ligjeve në raport rezulton se ka përcjellë një informacion të gënjeshtërt duke përmendur në raportin e tij, dy ligje", u shpreh Meta


Lajmi kryesor:

Betimet për në Kushtetutese/ Meta: Komisioni i Ligjeve mashtroi në raport... nxjerr si 'provë' Dvoranin pasi e paditi dhe SOROS (VD)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'