PS i jep 50 bursa të rinjve vullnetarë
mes tyre vajzës së Lirak Bejkos

PS i jep 50 bursa të rinjve vullnetarë<br />mes tyre vajzës së Lirak Bejkos
TIRANE -  Sot 50 të rinj vullnetarë socialistë morën bursa falas për studimet në universitet.

Mes tyre ishte dhe vajza e Lirak Bejkos, Sara, ish të përndjekurit i cili ndërmori aktin e vetëdjegies gjatë grevës së urisë së ish të përndjekurve kundër qeverisë Berisha e cila nuk kompensonte vitet e burgut.

Bursat u shpërndanë nga ministri për Mirëqënien Socialie dhe Rininë, Erion Veliaj i cili në PS mban dhe postin e Sekretarit të Rinisë.

“Jemi partia e njerëzve mirënjohës dhe vlerëson këdo që ndihmuan në fitoren e kësaj qeverie”- tha Veliaj.

Të rinjtë kanë aplikuar në sekretariatin e rinisë në PS dhe pas verifikimi të kritereve janë përzgjedhur emrat e studentëve më të talentuar dhe në nevojë ekonomike.

(Ne foto Erion Veliaj dhe vajza e Lirak Bejkos)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?