Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, tha se Partia Socialiste e ka legjitimitetin ta zgjedhë presidentin, pro do të donin që të zgjidhje me 84 vota. Balla tha se po vijojnë negociata me grupet e tjera parlamentare.
‘Të vetmin kusht që kemi ka qenë që te kemi një president krejtësisht të ndryshëm nga Ilir Meta. Ishte reklama më e madhe për vendin. Shqipëria meriton një president Republikë te jetë realisht mbi palët. Unë mendoj që gjitha palët duhet ta shohin me përgjegjësi këtë proces.
Në dy raundet 2-3 u kemi thënë propozoni ju. Nuk kemi marrë një propozim shkresor nga ana e PD-së. Pjesëmarrja në proces është përgjegjësi kushtetuese asnjë nga palët nuk po merr pjesë në proces për shkak të palës tjetër. Shqipëria meriton një president Republike mbi palët.
Kam komunikuar me dy grupet e tjera parlamentare të opozitës me të cilat do të vijojmë edhe në javë të vijim. Negociatat mes tyre do të vazhdojnë. Ne nuk do të propozojmë emër deri të dielën në orën 16:00 me shpresën që PD do ta ushtrojë këtë të drejtë.
E ka shumë gabim se ne nuk e kemi legjitimitetin, ne i kemi votat, por do donim që të zgjidhej me 84 vota. Nëse nuk do të ushtrohet kjo e drejtë nga opozita në do të ushtrojmë të drejtën tonë. Presidentin nuk do t’ja japim asnjë partie politike.’- tha Balla.
Në përditësim...
Lajmi kryesor: