PS: Imami në interpelancë për
gradat dhe emërimet në ushtri

PS: Imami në interpelancë për<br />gradat dhe emërimet në ushtri
TIRANE-  PS ka depozituar përmes deputetit Piro Lutaj kërkesën për Interpelancë në Kuvend më Ministrin e Mbrojtjes Arben Imamin. PS i kërkon Imamit të japë spjegime lidhur me zbatimin e legjislacionit për funksionimin e Forcavë të Armatosura në vend.
Më konkretisht PS kërkon se si është zbatuar ligji “Per Gradat”, “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit …..”; zbatimi i ligjshmërisë në ndryshimet strukturore, administrimin e buxhetit në interes të objektivave të Forcës dhe i aseteve që dalin të lira nga riorganizimi i F.A.
PS pritet të kërkojë spjegime në Kuvend nga ministri Imami dhe për cështjen e emërimit të Komandantit të ri të Flotës Detare, cështje e cila përpasli Ministrinë e Mbrojtjes me Presidencën. Imami u tërhoq nga ky emërim, por deputetët e opozitës do t’i kërkojnë atij arsyet pse shkeli në mënyrë flagrante Kushtetutën.
 (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!