TIRANE – Socialistët në opozitë denoncuan sot emërimin e komandantit të Flotës Detare nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, pasi ai nuk është dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe e cilësuan këtë një krim kushtetues dhe puç institucional. Pirro Lutaj i Partisë Socialiste deklaroi gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Sigurisë një “drejtues kryesor i një force ushtarake emërohet në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e vendit, në kundërshtim të hapur me ligjin për organizimin e pushteteve të drejtimit dhe komandimit të Forcave të Armatosura”.
Për këtë ai kërkoi një prononcim nga ana e kryetarit të komisionit si dhe “një prononcim urgjent të Presidentit të Republikës për këtë krim kushtetues. Do të kërkoj gjithashtu prononcimin e Kryeministrit të vendit për këtë puç institucional. Kërkoj nga ministri i Mbrojtjes ta anulojë menjëherë urdhrin e nxjerrë, dhe i bëj thirrje kapitenit të rangut të parë, Ferdinand Kreshpani, të mos e ushtrojë detyrën e komandantit të flotës detare të Republikës së Shqipërisë mbasi, me firmosjen e urdhrit të parë, ai do të bëhet objekt i procedimit penal”, tha Lutaj në komision.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com