MIRDITE - Memoria e historisë shqiptare duhet ringritur aty ku ajo ka patur dhimbjen më të madhe dhe sigurisht ish-kampi i të burgosurve në Spaç të Mirditës përbën atraksionin më të veçantë me të cilin duhet t'u tregohet brezave se cili ka qënë komunizmi në vendin tonë.
Janë deputetët e Partisë Socialiste, Auron Tare dhe studiuesi Artan Shkreli që bënë një kërkesë të tillë nga ky kamp, i cili sipas tyre po shkatërrohet çdo ditë e më tepër, ndërsa institucionet përkatëse nuk kanë marrë asnjë masë për restaurimin e tij.
Sipas Tares dhe Shkrelit, veçantia e këtij objekti që paraqet të shkuarën e hidhur shqiptare, është unike në Europë dhe si e tillë duhet që të ketë vëmendje për ta bërë të vizitueshëm.
Burgu i Spaçit ka paraqitur gjithnjë interes për këdo që do të njohë egërsinë e komunizmit, por fatkeqësisht kjo memorie po bie për ditë për shkak të dëmtimit që i kryhet në vazhdimësi dhe degradimit që i jep koha.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com