PS, ja emrat që po propozojnë
deputetët për President

PS, ja emrat që po propozojnë <br />deputetët për President
TIRANE- Zbulohen disa nga emrat që deputetët e PS kanë propozuar sot si kandidat për kreun e shtetit. Burime të Shqiptarja.com bëjnë të ditur se emrat që po lëvizin brenda PS për këtë post, gjatë ditës së sotmë janë Pandeli Majko, ish-kryeministër i vendit, Fatos Nano, ish-kreu i PS dhe ish-kryeministër i vendit, si dhe Paskal Milo, ish-ministër i jashtëm, kreu i partisë Demokracia Sociale. Këta emra por edhe të tjerë qarkullojnë në selinë rozë këtë të shtunë si propozim i socialistëve, një ditë pasi kreu i kësaj partie Edi Rama u kërkoi që deri sot në mesditë duhet të dërgonin propozimet e tyre për emrin që PS do të paraqesë si kandidat zyrtar të saj për postin e Presidentit.

Ndërkaq debati i nxehtë në politikën shqiptare mbi këtë cështje i ka kaluar kufinjtë e Shqipërisë, duke u kthyer në një temë të rëndësishme dhe në trevat e tjera shqiptare. Mediat maqedonase shkruajnë madje se kanë zbuluar emrin e pasardhësit të presidentit Bamir Topi. Sipas ‘Zhurnal.mk’ presidenti i ri i vendit do të jetë Pandeli Majko. Sipas kësaj agjensie lajmesh ai ka marrë mbështetjen e të gjithë partive politike, edhe pse është deputet i partisë socialiste.

Pandeli Majko, ka ushtruar detyrën e kryeministrit të Shqipërisë në vitet e luftës së Kosovës ku luajti rol kyç në suksesin e ndihmës ndaj Kosovës. Ai gjithashtu njihet edhe si një vlerësues dhe njohës i madh i politikës në rajon dhe në botë dhe konsiderohet si zgjidhja më e mirë për Shqipërinë- shkruan ‘zhurnal.mk’.

Gjithsesi emri që do të propozojë PS si kandidat për kreun e shtetit pritet të zbardhet në takimin Berisha-Rama, takim i konfirmuar nga të dy kampet politike. Takimi do të zhvillohet ditën e djelë në orën 20 30 në kryesinë e Kuvendit.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit