PS: Kandidati për KLD
i akuzuar në Prokurori

PS: Kandidati për KLD<br />i akuzuar në Prokurori
TIRANE- Partia Socialiste ka akuzuar kandidatin për nënkryetar të KLD, Elvis Çefën si një përson të lidhur politikisht më familjen e kryeministrit Berisha. I etiketuar si shoku i Shkëlzen Berishës, antarët e opozitës e kanë mbështetur me fakte që e imlikojnë si të tillë, kandidatin Çefa. Deputeti i Partisë Socialiste, Armando Subashi ka akuzar Çefën si një kandidaturë politike. Për të vërtetuar deklaratën e tij, Subashi ka pohuar, se pas zgjedhjeve të 8 Majit në njësinë bashkiake numër 5, Elvis Çefa është parë si vëzhgues i numërimit të votave. "Pas zgjedhjeve të 8 Majit, Elvis Çefa ka qenë duke vëzhguar numërimin e votave. Në këtë kohë Çefa mbante postin e Drejtorit të AKKP, pra ka qenë pjesë e administratës publike", është shprehur Armando Subashi, anëtar i Komisionit të Ligjeve. Po ashtu PS e ka detyruar Çefën që të pranojë se ai është objekt i padive në Prokurorinë e Tiranës. Ndërkohë që Çefa nuk ka pranuar se ka padi në drejtim të tij, Ermonela Felaj i ka dhënë një emër konkret për ta gozhduar. "Moza Boçari, është një pronare e cila ju ka paditur në Prokurori, a jeni paraqitur ndonjëherë?", i ka drejtuar pyetjen Felaj Çefës. Por, nga ana e tij Çefa pohoi se "Nuk jam në dijeni të kësaj çështje në Prokurori. Por sigurisht që çdo qytetar ka të drejtë të paraqesë në Prokurori një kallzim, por unë nuk kam dijeni", i është përgjigjur Çefa. Opozita në Komisionin Parlamentar të Ligjeve ka hedhur poshtë kandidaturën e Çefës për paaftëzi profesionale. Sipas tyre, Çefa nuk përmbush cilësitë profesionale për të qenë numri dy i KLD."A ndiheni komod në këtë detyrë që mund të merrni, sepse ju në jetën tuaj nuk keni punuar as 24 orë në sistemin e drejtësisë?", i është drejtuar Pandeli Majko, Elvis Çefës. Ndërsa nga ana e tij Çefa pohoi se është i gatshëm të marr këtë post. Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës kandidaturën e Elvis Cefës për vendin e mbetur bosh, si anëtar i KLD-së, në vend të Kreshnik Spahiut.

Debati në Komisionin e Ligjeve
Xhafa: Ju jeni në ndonjë hetim penal nga ana e Prokurorisë?
Çefa: Në dijeninë dime, nuk jam person në hetim. Por duke qenë se natyra e punës time është mjaft delikate, ka krijuar ndonjë pakënaqësi. Por që në dijeninë time, ju përsëris, se nuk di të jem në hetim.
Xhafa: Ju gjatë ushtrimit të detyrës suaj, sigurisht që keni të bëni me gjyqtar. Pozicioni që po ju ofrohet, amund të jetë në konflikt intersi, pikërisht me këta gjyqtarë?
Çefa: Nëse do të ndodhte kjo që po thoni ju, i bie që të isha në luftë më 90% të gjyqtarëve në Shqipëri.
Alibeaj: Cili është numri i çështjeve që keni çuar në Prokurori?
Çefa: Kemi evidentuar dhjetra raste, dhe i kemi dërguar në Prokurori për abuzim në detyrë.
Majko: A ndiheni komod në krye të kësaj detyre që ju ëhstë propozuar , pasi ju nuk keni punuar as 24 orë në sistemin e gjyqësorit?
Çefa: Mendoj se jam i aftë që të jem në krye të kësaj detyre.
Fino: Të falendeorj shumë, sinqerisht. Besueshmërinë politike do ta keni në konsidertatë, që të mos të ndodh si me paraardhësin tuaj? (Bëhte fjalë për Kreshnik Spahinë).
Çefa: Ju siguroj se në këtë pozicion do të jem shërbëtor i ligjit. Më besoni! Është përgjigje e sinqertë!
Fino: Ore thuaja këtyre që e kanë firmosur, se unë jam në rregull.
Tahiri: Gjatë kohës që ka qenë Alibeaj në drejtim të këtij institucioni, keni marrë vlerësime?
Çefa: Z. Alibeaj ka qenë eprori im, dhe vlerësimet nga ai i kam pasur maksimale.
Tahiri: Emri juaj është përfshirë nga hetimet e Prokurorisë për çështjen e Gërdecit?
Çefa: Në dijeninë time, nuk kam lidhje me hetimet e ngjarjes së Gërdecit.
Tahiri: Kam edhe një pyetje tjetër.
Rusmajli: Ti vetëm pyetjen do të dëgjosh se përgjien se dëgjon!
Tahiri: Zoti Kryetar, ju nuk i'u lejohet të flisni me këtë gjuhë!
Rusmajli: E tërheq!
Tahiri: Ok, hiqe edhe nga procesverbali. Sa vendime keni dhënë ju që ju njihte amendamenti Alibeaj, që u rrëzua edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Çefa: Numri i vendimarrjes përfundimtare është 0.
Tahiri: Po si shpjegohet që në çdo short i bie familjes Çoba ose Topallit?
Çefa: Unë nuk jam magjistar, sepse shorti me këtë procedurë ka vdekur që në 2005.
Sula: Në marrjen e vendimeve, a keni pasur ndërhyrje nga politikanët?
Çefa: Asnjëherë nuk kam pasur presion gjatë karrirës sime.
Felaj: Dua të përsëris pyetjen e kolegëve të mij, të cilët morën një përgjigje, jo të sinqertë. Unë po j'ua përsëris, por kësaj here me emër konkret. Moza Boçari, a ju ka akuzuar në Prokurori për çështjen e pronave?
Çefa: Nuk jam në dijeni për asnjë çështje në prokurori. Ajo mund të ketë paraqitur një kallzim kundra meje.
(largohet Elvis Cefa nga Komisioni i Ligjeve)
Xhafa: Ishte momenti që ju të reflektonit për këtë përgjegjësi. Ishte momenti për të treguar një lloj përgjegjshmërie me përgjegjësine tuaj në raport me këtë institucion, me shkallën ku ka degraduar ky institucion, dhe ju këtu keni kontribution tuaj. Sot ishte një rekord tjetër negativ në kete kontribut. Ishte momenti për të mos i shtuar një tjetër shërbëtor të partisë, KLD-së, por një personalitet të drejtësisë
Strazimiri: Nga kjo pikëpamje, fakti që zoti Çefa nuk ka qenë asnjë ditë pjesë e sistemit, në njëfarë mënyrë e bën të jetë delja e bardhë atje mes deleve të zeza. Sot ju kemi propozuar njeriun antikorrupsion, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në sistemin e drejtësisë që po kalbet nga korrupsion.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë