Ndërsa PS vijon të kryesojë deri më tani si forcë e parë në vend, Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Në Facebook, Spahiu thotë që mos ta zgjojnë sot Bashën, pasi "gjumi i mëngjesit është plot ëndrra dhe gërhitje".
Madje Spahiu përmend edhe faktin që Basha nuk është votuar as nga bashkëshortja e tij, ku thotë se Aurela Basha u tregua grua e zgjuar me këtë veprim.
Spahiu shpreh keqardhjen për "500 mijë" militantët e Bashës , për të cilët thotë se kanë gjithë jetën duke pritur të zgjohet i 'vdekuri'.
"Mos e zgjoni sot Lulzim Bashën, sepse gjumi i mëngjesit është plot ëndrra dhe gërrhitje. Grua e mençur Aurela që nuk e votoi, bashkëshortin, burr i mençur edhe Berisha që po hesht. Yuri Kim e tha troç, por ju s’deshët me e dëgju. Më vjen keq për ata 500 mijë militant, që kanë 8 vjet i besojnë por do i’u duhet ndoshta edhe 16 vjet. E gjithë jeta duke pritur të zgjohet i vdekuri. Kufomat nuk ringjallen! Mos kërkoni të hap sytë një fosile. Zgjohuni ju o popull: I gjalli me të gjallët, i vdekuri me të vdekur", shkruan Spahiu.
Kur janë numëruar mbi 33% e votave, PS është në avantazh, ku janë deri më tani forcë e parë në 9 qarqe, duke i marrë demokratëve edhe Dibrën, e ndërsa PD-ja ruan bastionet e saj në Shkodër, Kukës e Lezhë.
Komente













Mona surrat kali po fle ne anen tjeter me lulken meqenese kane bere koalicion
PërgjigjuLuli vocerr po fle gjume, la nevoje te rritet jo te behet kryeminister
PërgjigjuSpahiu mbetet satelit i lançuar nga berisha - kur harxhoi parate turke te ak u financua nga vete familja berisha dhe per kete ka prova.. Llapaqen skemaxhi e hajdut!
Përgjigju